Lajmi i fundit
PolitikëShehaj nga protesta: "Rama i bëri gabim llogaritë, kjo rini nuk ndalet dot"·AktualitetPolicia rrethon Sheshin "Skënderbej", protestuesit rigrupohën tek Parku Rinia·Rajoni – BotaPas dënimit të Shallkit për vrasjen e Ferizit, dy persona shoqërohen për kanosje në Gjilan·EkonomiaJetesa në Tiranë: Sa kushton të jesh i ri dhe të jetosh vetëm·AktualitetPërplasje mes protestuesve dhe Policisë në Shqipëri·Vora NewsTensionohet protesta pranë Ministrisë së Arsimit, polici hedh ujë me presion dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve·Rajoni – BotaNATO ridizenjohet kundër kërcënimit rus: pesë çështjet kyçe deri në 2029·AktualitetRamadani akuzon Qeverinë e Kosovës: 30 milionë euro për bujqit "u avulluan" pa gjurmë·PolitikëShehaj nga protesta: "Rama i bëri gabim llogaritë, kjo rini nuk ndalet dot"·AktualitetPolicia rrethon Sheshin "Skënderbej", protestuesit rigrupohën tek Parku Rinia·Rajoni – BotaPas dënimit të Shallkit për vrasjen e Ferizit, dy persona shoqërohen për kanosje në Gjilan·EkonomiaJetesa në Tiranë: Sa kushton të jesh i ri dhe të jetosh vetëm·AktualitetPërplasje mes protestuesve dhe Policisë në Shqipëri·Vora NewsTensionohet protesta pranë Ministrisë së Arsimit, polici hedh ujë me presion dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve·Rajoni – BotaNATO ridizenjohet kundër kërcënimit rus: pesë çështjet kyçe deri në 2029·AktualitetRamadani akuzon Qeverinë e Kosovës: 30 milionë euro për bujqit "u avulluan" pa gjurmë·
Vora News
Kursi
USD80,30/81,30EUR90,30/91,20GBP107,20/108,30CHF97,30/98,30SEK7,25/7,91NOK7,10/7,80DKK10,40/11,38PLN20,09/20,81TRY1,61/1,71RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,10/58,10AUD55,70/56,70JPY0,5/0,53CNY11,46/12,19USD80,30/81,30EUR90,30/91,20GBP107,20/108,30CHF97,30/98,30SEK7,25/7,91NOK7,10/7,80DKK10,40/11,38PLN20,09/20,81TRY1,61/1,71RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,10/58,10AUD55,70/56,70JPY0,5/0,53CNY11,46/12,19
PE-ja i kujton Serbisë: Pa normalizim me Kosovën, rruga drejt BE-së mbetet e bllokuar
Rajoni – Bota

PE-ja i kujton Serbisë: Pa normalizim me Kosovën, rruga drejt BE-së mbetet e bllokuar

Parlamenti Evropian kërkon reforma demokratike, zgjedhje të lira dhe njohje të realitetit kosovar

Nga Redaksia Vora News15 Korrik 2026, 00:111 min lexim0
Ndaj

Parlamenti Evropian i ka përsëritur Serbisë se rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian kalon domosdoshmërisht nëpër tre kushte: reforma të shtetit të së drejtës, standarde demokratike dhe normalizim i marrëdhënieve me Kosovën. Deklarata u publikua të shtunën, më 12 korrik 2026, nëpërmjet llogarisë zyrtare të institucionit në rrjetin social X.

"Serbia duhet të tregojë angazhim të vërtetë ndaj vlerave të Bashkimit Evropian. Përparimi drejt anëtarësimit është i mundur vetëm përmes reformave në sundimin e ligjit dhe standardeve më të forta demokratike. Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën", thuhet në deklaratën e PE-së.

Institucioni i Strasburgut ka kërkuar gjithashtu mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si mjet i domosdoshëm për tejkalimin e krizës politike që ka kapluar Serbinë gjatë muajve të fundit. "Zgjedhje të lira dhe të ndershme janë të nevojshme për të zgjidhur krizën politike", ka nënvizuar PE-ja.

Kjo deklaratë vjen në një moment kur tensionet e brendshme në Serbi mbeten të larta, ndërsa marrëdhëniet Beograd–Prishtinë vazhdojnë të jenë të ngrira. Parlamenti Evropian konfirmon kështu se Kosova mbetet kusht i palëkundur i integrimit serb në familjen europiane.

Ndaj