Ndërhyrja e helikopterit nga ajri bëri të mundur shpëtimin e tre turistëve gjermanë, të cilët kishin mbetur të bllokuar mes shkëmbinjve në zonën e Malit të Çikës.Operacioni i kërkim-shpëtimit zgjati rreth katër orë dhe u zhvillua në një terren tepër të vështirë. Pas lokalizimit të tyre, tre të rinjtë u nxorën me helikopter dhe u transportuan drejt Qendrës Shëndetësore të Palasës, ku morën ndihmën e parë mjekësore. Turistët kishin kërkuar ndihmë përmes sinjalit SOS, pasi kishin humbur orientimin dhe nuk mund të dilnin nga zona shkëmbore ku kishin mbetur të izoluar. Operacioni u finalizua me sukses, pa pasoja për jetën e tyre.Ky është rasti i pestë në vetëm dy muaj ku turistë të huaj mbesin të bllokuar, humbasin rrugën, apo lëndohen gjatë eksplorimit të kësaj zone. Mali i Çikës. Policia u shkon në ndihmë 3 turistëve gjermanë të bllokuar në terrenin malor Shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, pas marrjes së njoftimit për ndihmë nga disa turistë me origjinë gjermane, kanë nisur menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit në Malin e Çikës, Vlorë. Rreth orës 19:00, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur lokalizimin e 3 turistëve gjermanë, rreth 18 vjeç, të cilët për shkak të terrenit të vështirë malor ndodheshin të lodhur fizikisht dhe në pamundësi për të vijuar lëvizjen. Për shkak të kushteve të terrenit dhe vështirësisë së ndërhyrjes në këmbë, në koordinim me Qendrën Operacionale Kombëtare të Emergjencave Civile Tiranë, u kërkua ndërhyrja nga ajri me helikopter. Rreth orës 19:30, falë ndërhyrjes së shpejtë nga ajri, u bë i mundur shpëtimi i turistëve dhe nxjerrja e tyre e sigurt nga zona malore. Pas shpëtimit, turistët gjermanë falënderuan shërbimet e Policisë dhe të gjitha strukturat e angazhuara në operacion, duke vlerësuar reagimin e shpejtë, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar për t’u ardhur në ndihmë dhe për t’i nxjerrë të sigurt nga terreni i vështirë malor.

Pas disa orësh kërkimesh nga toka dhe ajri, shpëtohen turistët gjermanë që humbën në malin e Çikës
Lexo gjithashtu

SPAK kërkon 302 vite burg për 15 të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë”
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në total 302 vite burg për 15 personat e akuzuar në dosjen “Plumbi i Artë”, një prej hetimeve më thelbësore kundër krimit të organizuar në Shqipëri. Tre prej të pandehurve janë bashkëpunëtorë të drejtësisë, të cilët rrezikojnë dënime më të ulëta.

Studentët ndryshojnë strategjinë e protestave, dy tubime kombëtare në javë kundër qeverisë
Pas më shumë se 150 ditësh proteste, lëvizja studentore në Shqipëri ka vendosur të ndryshojë strategjinë, duke organizuar dy tubime kombëtare çdo javë. Qëllimi është rritja e presionit ndaj qeverisë dhe mobilizimi i mëtejshëm i qytetarëve, në vazhdën e kërkesës për dorëheqjen e K

Specialja nis hetimin ndaj zyrtarëve shtetërorë për rastin Arlinda Zekaj
Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur hetimet për të vlerësuar përgjegjësinë e zyrtarëve shtetërorë në lidhje me trajtimin e rastit të viktimës Arlinda Zekaj. Ky hap vjen pas shqetësimeve të ngritura për mosveprimin e institucioneve në mbrojtjen e të miturës.