Drejtpërdrejt
AktualitetProfesionalizëm dhe përkushtim në operacionin policor në Zallë të Krujës·Rajoni – BotaPDK-ja bllokon hyrjen e Kryeministrisë: "Kurti po mban peng shtetin"·Rajoni – BotaPDK i kërkon Deharit seancë nesër, aksioni para Qeverisë vazhdon·AktualitetArrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, një ditë pasi shtëpia e tij u godit me tritol·AktualitetI armatosur me kallashnikov dhe 3 krehëra, si u kap Ylli Zalla, fshihej vetëm 500 metra nga banesa·AktualitetZjarret përfshijnë vendin: 8 vatra aktive, 120 ushtarë dhe avionë në terren·AktualitetZjarret në Shqipëri: 8 vatra aktive, mbi 580 forca në terren·AktualitetHamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së·AktualitetProfesionalizëm dhe përkushtim në operacionin policor në Zallë të Krujës·Rajoni – BotaPDK-ja bllokon hyrjen e Kryeministrisë: "Kurti po mban peng shtetin"·Rajoni – BotaPDK i kërkon Deharit seancë nesër, aksioni para Qeverisë vazhdon·AktualitetArrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, një ditë pasi shtëpia e tij u godit me tritol·AktualitetI armatosur me kallashnikov dhe 3 krehëra, si u kap Ylli Zalla, fshihej vetëm 500 metra nga banesa·AktualitetZjarret përfshijnë vendin: 8 vatra aktive, 120 ushtarë dhe avionë në terren·AktualitetZjarret në Shqipëri: 8 vatra aktive, mbi 580 forca në terren·AktualitetHamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së·
Vora News
Kursi
USD80,24EUR92,81GBP108,60CHF98,78SEK8,434NOK8,492DKK12,41PLN21,55TRY1,675RSD0,7913MKD1,512CAD57,82AUD56,83JPY0,5042CNY11,89USD80,24EUR92,81GBP108,60CHF98,78SEK8,434NOK8,492DKK12,41PLN21,55TRY1,675RSD0,7913MKD1,512CAD57,82AUD56,83JPY0,5042CNY11,89
Nga zjarret te stuhitë/ “Çmendet” moti në Europë, të vdekur dhe mijëra vetë pa energji elektrike
Rajoni – Bota

Nga zjarret te stuhitë/ “Çmendet” moti në Europë, të vdekur dhe mijëra vetë pa energji elektrike

Europa po përballet me pasojat e një vale të re të motit ekstrem. Zjarre, thatësirë dhe stuhi kanë përfshirë disa vende, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet në ditët në vijim.

Nga Admin18 Korrik 2026, 13:341 min lexim1
Ndaj

Europa po përballet me pasojat e një vale të re të motit ekstrem. Zjarre, thatësirë dhe stuhi kanë përfshirë disa vende, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet në ditët në vijim.Në verilindje të Spanjës, rreth një mijë banorë janë evakuuar, ndërsa zjarrfikësit, të mbështetur nga 30 mjete ajrore, po luftojnë për të vënë nën kontroll flakët. Vetëm pranë Ores, në rajonin e Aragonës, zjarri ka përfshirë mbi 12 mijë hektarë tokë, ndërsa vatra aktive ka edhe pranë Madridit dhe në provincën Guadalajara.

Në Francë ndërkohë, thatësira po rëndohet nga dita në ditë dhe temperaturat e larta kanë vënë në pikëpyetje funksionimin e një centrali bërthamor në jug të vendit, pasi temperaturat e larta të ujit në Mesdhe po vështirësojnë ftohjen e reaktorëve. Por vendi po përballet edhe me një tjetër ekstrem të motit: Pas valës së të nxehtit, stuhi të fuqishme kanë goditur disa rajone të Francës, duke lënë dy viktima dhe mbi 53 mijë familje pa energji elektrike.Edhe Gjermania po ndjen pasojat e kushteve të rënduara atmosferike. Niveli i ulët i ujit në lumin Rin ka penguar transportin lumor dhe ka rritur kostot e transportit. Sipas Reuters, temperatura mesatare në Europë ka arritur në 27.5 gradë Celsius, rreth 4.2 gradë më e lartë se mesatarja për këtë periudhë të vitit. Ndërkohë, shërbimi meteorologjik spanjoll paralajmëron se nga e diela temperaturat do të rriten sërish, duke arritur deri në 44 gradë Celsius në disa zona të vendit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se Europa mund të përballet me “disa javë vdekjeprurëse”, ndërsa shkencëtarët raportojnë se valët e fundit të të nxehtit kanë shkaktuar mijëra vdekje më shumë se zakonisht në të gjithë kontinentin.

Ndaj