Lajmi i fundit
Rajoni – BotaKonjufca: "Vendim i padrejtë dhe i pamerituar" për ish-krerët e UÇK-së·Rajoni – BotaÇitaku kundër SHBA-së dhe Britanisë: "Ne nuk e pranojmë vendimin e Hagës, do rezistojmë deri në fund"·Rajoni – BotaGrenell kërkon shpërbërjen e Gjykatës Speciale: "Dënimi i Thaçit është skandaloz"·Rajoni – BotaIsh-luftëtarja e UÇK-së përlotet kur pyet për familjen e Thaçit: "Ata janë heronj"·Rajoni – BotaPrishtina ndalon frymën: Qytetarët mbushin sheshin për verdiktin e Hagës·EkonomiaKESH shton importet e energjisë, blerjet arrijnë në 80 milionë euro!·Rajoni – BotaKadri Veseli dënohet me 18 vjet burg nga Gjykata Speciale e Hagës·PolitikëKuvendi i Shqipërisë dënon vendimin e Hagës ndaj liderëve të UÇK-së·Rajoni – BotaKonjufca: "Vendim i padrejtë dhe i pamerituar" për ish-krerët e UÇK-së·Rajoni – BotaÇitaku kundër SHBA-së dhe Britanisë: "Ne nuk e pranojmë vendimin e Hagës, do rezistojmë deri në fund"·Rajoni – BotaGrenell kërkon shpërbërjen e Gjykatës Speciale: "Dënimi i Thaçit është skandaloz"·Rajoni – BotaIsh-luftëtarja e UÇK-së përlotet kur pyet për familjen e Thaçit: "Ata janë heronj"·Rajoni – BotaPrishtina ndalon frymën: Qytetarët mbushin sheshin për verdiktin e Hagës·EkonomiaKESH shton importet e energjisë, blerjet arrijnë në 80 milionë euro!·Rajoni – BotaKadri Veseli dënohet me 18 vjet burg nga Gjykata Speciale e Hagës·PolitikëKuvendi i Shqipërisë dënon vendimin e Hagës ndaj liderëve të UÇK-së·
Vora News
Kursi
USD79,40/80,40EUR91,40/92,10GBP106,00/107,30CHF96,30/97,30SEK7,03/8,00NOK7,02/8,00DKK10,42/11,64PLN20,37/21,00TRY1,62/1,73RSD0,75/0,78MKD1,47/1,52CAD56,50/57,60AUD56,10/57,20JPY0,51/0,54CNY11,29/12,00USD79,40/80,40EUR91,40/92,10GBP106,00/107,30CHF96,30/97,30SEK7,03/8,00NOK7,02/8,00DKK10,42/11,64PLN20,37/21,00TRY1,62/1,73RSD0,75/0,78MKD1,47/1,52CAD56,50/57,60AUD56,10/57,20JPY0,51/0,54CNY11,29/12,00
Negociatat Iran-SHBA/ Ulet çmimi i naftës në bursë, arrin në 78$ për fuçi. Në Shqipëri shitet me 214 lekë
Rajoni – Bota

Negociatat Iran-SHBA/ Ulet çmimi i naftës në bursë, arrin në 78$ për fuçi. Në Shqipëri shitet me 214 lekë

Nga S-SH3 Gusht 2026, 15:291 min lexim4
Ndaj

Pas deklaratave të Trump se bisedimet e reja me Iranin do të fillojnë të hënën, teksa anuloi atë që ai tha se do të kishin qenë sulme masive ndaj vendit, çmimet e karburanteve në tregjet ndërkombëtare nisën të bien lehtësisht.Investitorët po reagojnë pozitivisht ndaj sinjaleve për një marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Pritshmëritë për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe rihapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit kanë rritur besimin se furnizimi global me naftë do të normalizohet.

Nafta Brent ka zbritur nën 78 dollarë për fuçi ndërsa edhe nafta amerikane WTI(West Texas Intermediate) ka vijuar rënien në rreth 79 Dollarë për fuci . Analistët vlerësojnë se tregjet po parashikojnë rikthimin e eksporteve iraniane dhe një ofertë më të lartë në tregun ndërkombëtar faktorë që ushtrojnë presion për uljen e çmimeve.Megjithatë ata paralajmërojnë se paqëndrueshmëria nuk ka marrë fund. Mungesa e detajeve mbi zbatimin e marrëveshjes dhe situata në Ngushticën e Hormuzit mund të vazhdojnë të sjellin luhatje në ditët në vijim.

Për Shqipërinë një ulje e qëndrueshme e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare mund të krijojë hapësira për rënie të kostove të importit të karburanteve. Por ndikimi në pikat e shitjes në vend nuk është i menjëhershëm, pasi varet edhe nga stoqet ekzistuese, kostot e transportit dhe mënyra e furnizimit të kompanive importuese.

Nafta vijon të shtrenjtohet duke u tregtuar këto ditë për 214 lekë për litër ndërsa benzina 199 lekë për litër. Në këtë situatë konfindustria kërkon ndërhyrjen e qeverisë në 4 drejtime duke filluar nga ulja me 15% së taksave mbi karburantet, ringritjen e bordit të transparencës, ndërhyrje në cilësi dhe kontrolle për naftën kontrabandë.

Ndaj