Shqipëria do të jetë edhe sot nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin. Vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare, pa ndikim në kushtet e përgjithshme atmosferike.Temperaturat do të mbeten shumë të larta, me vlerat maksimale që pritet të arrijnë deri në 41°C në qarqet e Elbasanit dhe Beratit. Në Gjirokastër termometri do të shënojë deri në 40°C, ndërsa në Fier deri në 38°C. Në bregdet, temperaturat maksimale do të variojnë nga 36°C në Sarandë deri në 37°C në Vlorë, ndërsa në Korçë priten deri në 34°C.Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa herë pas here në zonat bregdetare dhe në lugina do të forcohet deri në 10 m/s. Deti parashikohet të jetë i qetë, me valëzim 1-2 ballë.

Aktualitet
Moti për sot: Shqipëria nën ndikimin e të nxehtit
Lexo gjithashtu

Aktualitet
Drejtoria e Burgjeve: Transferimi i Veliajt është procedurë standarde, urdhri i klasifikuar "sekret shtetëror"
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve deklaroi se transferimi i Erion Veliajt u krye sipas procedurave të rregullta ligjore, ndërsa urdhri është dokument i klasifikuar.
2 min

Aktualitet
Transferimi i Veliajt ndez debatin në Këshillin Bashkiak, socialistët: Çfarë ishte gjithë ky ngut për ta çuar në Fier?
Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, këshilltari i Partisë Socialiste, Halit Valteri ka lexuar një rezolutë të këshilltarëve socialist për sa i përket transferimit të kryetarit…
3 min

Aktualitet
Tensione në Kuvend: Demokratët bllokojnë foltoren me pankarta "Me studentët"
Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë nisi të enjten me tensione të forta, pasi deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren duke mbajtur pankarta solidariteti me studentët.
1 min