Lajmi i fundit
Vora NewsShijak : Falë mbështetjes së qeverisë dhe Kryeministrit Rama, investimet në Shijak po kthejnë në realitet kërkesat e komunitetit·AktualitetOperacioni “Risia” në Tiranë: Sekuestrohen 12 kg kanabis xhelatinoz dhe kokainë, një i arrestuar·PolitikëMarshim protestues në Tiranë kërkon largimin e kryeministrit Rama·Rajoni – BotaKuvendi i Kosovës miraton tri marrëveshje ndërkombëtare thelbësore·EkonomiaBanorët e Ballkanit Perëndimor ndihen më të sigurt, por shqetësimi për koston e jetesës mbetet thelbësor·Rajoni – BotaKosovës i mbaron durimi: Ndalohet tregtia e energjisë me Serbinë pas bllokimit të linjave·Aktualitet“Nuk është 10 miliardë euro, por 5.5”, Berisha vijon akuzat për buxhetin: Pensionistët marrin vetëm 1 përqind të GDP-së·Rajoni – BotaTrump takohet me Xi dhe Putin: "Po zgjedhim një kurs tjetër" në politikën e jashtme·Vora NewsShijak : Falë mbështetjes së qeverisë dhe Kryeministrit Rama, investimet në Shijak po kthejnë në realitet kërkesat e komunitetit·AktualitetOperacioni “Risia” në Tiranë: Sekuestrohen 12 kg kanabis xhelatinoz dhe kokainë, një i arrestuar·PolitikëMarshim protestues në Tiranë kërkon largimin e kryeministrit Rama·Rajoni – BotaKuvendi i Kosovës miraton tri marrëveshje ndërkombëtare thelbësore·EkonomiaBanorët e Ballkanit Perëndimor ndihen më të sigurt, por shqetësimi për koston e jetesës mbetet thelbësor·Rajoni – BotaKosovës i mbaron durimi: Ndalohet tregtia e energjisë me Serbinë pas bllokimit të linjave·Aktualitet“Nuk është 10 miliardë euro, por 5.5”, Berisha vijon akuzat për buxhetin: Pensionistët marrin vetëm 1 përqind të GDP-së·Rajoni – BotaTrump takohet me Xi dhe Putin: "Po zgjedhim një kurs tjetër" në politikën e jashtme·
Vora News
Kursi
USD81,50/82,70EUR89,80/90,40GBP107,20/108,20CHF96,60/97,60SEK6,93/7,61NOK6,90/7,59DKK10,17/11,26PLN19,76/20,47TRY1,60/1,70RSD0,73/0,76MKD1,44/1,49CAD56,90/58,00AUD54,40/55,50JPY0,51/0,54CNY11,66/12,39USD81,50/82,70EUR89,80/90,40GBP107,20/108,20CHF96,60/97,60SEK6,93/7,61NOK6,90/7,59DKK10,17/11,26PLN19,76/20,47TRY1,60/1,70RSD0,73/0,76MKD1,44/1,49CAD56,90/58,00AUD54,40/55,50JPY0,51/0,54CNY11,66/12,39
Me bastun në dorë u përplas me kryetarin e këshillit të PS në Maliq, i moshuari: Ikën edhe këshilltarët që ishin kundër mbylljes së Bashkisë Maliq
Aktualitet

Me bastun në dorë u përplas me kryetarin e këshillit të PS në Maliq, i moshuari: Ikën edhe këshilltarët që ishin kundër mbylljes së Bashkisë Maliq

Nga Redaksia Vora News20 Gusht 2026, 16:491 min lexim13
Ndaj

Në një prononcim për gazetaren e Top Channel, Dhorjela Çule, ka folur i moshuari Reiz Petritaj, që ndaloi me bastun kryetarin e këshillit të PS në Maliq të dilte nga salla. Ai shpjegon arsyet e veprimit të tij, teksa këmnëngul që bashkia e Maliqit nuk duhet të mbyllet për tu bashkuar me atë të Korçës.“Unë u bëra i revoltuar për arsyen, sepse unë jam nga fshati Selcë. Me kanë ikur të shumtët e njerëzve jashtë shtetit. Kur i kanë mundësitë të jetojnë këtu dhe kanë dëshirë të jetojnë. Një prej mbesave kam, fëmijë skam, se s’jam martuar, se ashtu ka qenë problemi.

Problemi këtu është korrupsioni i pallogaritshëm. Po këtë revoltë që kisha sot unë mora vesh që do bëhej atje në Lozhan takim dhe shkova. Erdhën në Lozhan, ranë dakord të tërë në Lozhan që të mos prishet Bashkia e Maliqit.Ashtu edhe në Libonik, kudo kështu. Tani këto lojëra se si janë, nuk e di. Unë kur vajta që u revoltova atje, vajta e dëgjova, erdha edhe në këshill të shihja çfarë bëhej. Kishim folur kudo që të mos prishet Bashkia e Maliqit. Këshilltarët që kishin folur andej që mos shkrihet bashkia këtu ikën.

Edhe drejt me thënë kalova në ekstrem për moshën që kam. I shtyva kështu. Tani problemi është se Maliqi nuk duhet të prishet. I çoj mesazh Kryetarit të Parlamentit që ka bërë shumë me Bashkinë e Maliqit, që kanë bërë korrupsionin në ujërat, se kanë marrë hidrocentralet, se kam kërkuar informacion për të gjitha, kam kërkuar këto që kanë bërë.

Nuk e mbyllin dot. Ta dinë! U bëj thirrje edhe protestuesve që kanë dalë atje. Jam gati të vete po s’vete dot! Mu dha rasti këtu, jo mu dha rasti se e kërkova vetë, po u them që nuk do ta gëzojë dot Kryetari i Parlamentit korrupsionin që ka bërë me Bashkinë e Maliqit. Nuk e gëzon dot”, shprehet Petritaj.

Ndaj