Drejtpërdrejt
Rajoni – BotaBehrami: Gjykata Speciale u ndërtua mbi narrativat e aparatit shtetëror serb·AktualitetShqipëria hap rrugën ligjore për euron: leku pritet të zëvendësohet·AktualitetNufi dënon deklaratën e ministres serbe: Është në nderin e Serbisë të distancohet prej saj·Vora News“E refuzuam Jenifer Lopez se kërkoi 2 mln euro garanci për protestat”, Gonxhja-Zhupës: Kjo është kosto e destabilizimit të vendit·Rajoni – BotaKamberi dorëzon kërkesën për shkarkim të ministres Paunoviq, 53 deputetë opozitarë firmosin·Vora NewsRama sfidon kritikët: Malet i shohin nga qyteti, banorët mezi e presin paketën! Do krijojmë “Zvicrën e vogël”·PolitikëAbdixhiku paralajmëron: Lufta për karrige mund t'i kushtojë shtrenjtë LDK-së·Krizë në LDK: Abdixhiku pezullon negociatat me LVV-në pas nismës për shkarkimin e tij·Rajoni – BotaBehrami: Gjykata Speciale u ndërtua mbi narrativat e aparatit shtetëror serb·AktualitetShqipëria hap rrugën ligjore për euron: leku pritet të zëvendësohet·AktualitetNufi dënon deklaratën e ministres serbe: Është në nderin e Serbisë të distancohet prej saj·Vora News“E refuzuam Jenifer Lopez se kërkoi 2 mln euro garanci për protestat”, Gonxhja-Zhupës: Kjo është kosto e destabilizimit të vendit·Rajoni – BotaKamberi dorëzon kërkesën për shkarkim të ministres Paunoviq, 53 deputetë opozitarë firmosin·Vora NewsRama sfidon kritikët: Malet i shohin nga qyteti, banorët mezi e presin paketën! Do krijojmë “Zvicrën e vogël”·PolitikëAbdixhiku paralajmëron: Lufta për karrige mund t'i kushtojë shtrenjtë LDK-së·Krizë në LDK: Abdixhiku pezullon negociatat me LVV-në pas nismës për shkarkimin e tij·
Vora News
Krizë në LDK: Abdixhiku pezullon negociatat me LVV-në pas nismës për shkarkimin e tij

Krizë në LDK: Abdixhiku pezullon negociatat me LVV-në pas nismës për shkarkimin e tij

Kryetari i LDK-së tërhiqet nga bisedimet për formimin e qeverisë, ndërsa brenda partisë dorëzohen nënshkrimet për Kuvend të Jashtëzakonshëm

Nga Redaksia Vora News21 Korrik 2026, 09:142 min lexim3
Ndaj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njoftoi të mërkurën se po pezullon çdo angazhim për formimin e institucioneve të Kosovës, duke e lidhur këtë vendim drejtpërdrejt me nismën e nisur brenda partisë për shkarkimin e tij nga drejtimi i LDK-së. Deklarata erdhi vetëm orë pasi deputeti Armend Zemaj dhe kryetari i degës së dytë të LDK-së në Prishtinë, Florian Dushi, dorëzuan nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë.

Abdixhiku drejtoi një mesazh publik ndaj anëtarësisë, votuesve dhe qytetarëve të Kosovës, duke shpjeguar arsyet e vendimit: «Për shkak të kësaj nisme, më duhet t'ju njoftoj se detyrohem t'i ndërpres të gjitha angazhimet për formimin e institucioneve të Republikës». Sipas tij, do të ishte e papërgjegjshme të negocionte në emër të LDK-së në një moment kur mandati i tij si kryetar është vënë në pikëpyetje brenda vetë partisë.

Abdixhiku: «Nuk e kam kërkuar këtë betejë, por nuk do të iki»

Kryetari i LDK-së e cilësoi situatën si «betejë për karrige» dhe shprehu keqardhje që vëmendja po shmanget nga procesi i ndërtimit të institucioneve. Ai paralajmëroi se pasojat do t'i ndjejë kryesisht populli i Kosovës, duke mos përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të reja në vjeshtë. «Ndiej keqardhje që vëmendjen duhet ta kthej nga vetja në një betejë që mund të na dëmtojë në mënyrë të pariparueshme nga brenda dhe ta lërë Kosovën pa institucione», deklaroi ai. Megjithatë, Abdixhiku tha se nuk do të largohet vullnetarisht: «Nuk e kam kërkuar këtë betejë, por nuk do të ikom. Asnjë pozitë nuk është më e madhe se besimi i njerëzve».

Abdixhiku ka autorizuar sekretarin e përgjithshëm të LDK-së që të nisë menjëherë procedurat statutore për organizimin e Kuvendit të Jashtëzakonshëm. Sipas statutit të partisë, ky Kuvend duhet të mbahet brenda 60 ditëve nga dorëzimi i nënshkrimeve. Kuvendi i LDK-së numëron 354 delegatë, plus kryetarin, dhe njëe treta e tyre ka të drejtë ta thërrasë.

Reagimet brenda LDK-së: Hoti, Gashi dhe Haziri

Nisma për shkarkimin e Abdixhikut u nis si pasojë e rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit, kur LDK-ja doli e treta për herë të tretë radhazi. Deputeti i zgjedhur Avdullah Hoti shkroi se «forca e LDK-së është vullneti i anëtarësisë, jo ambicia e individëve», ndërsa Arben Gashi e cilësoi thirrjen e Kuvendit si «ushtrim të demokracisë së brendshme dhe të përgjegjësisë politike».

Nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri, konfirmoi se nënshkrimet do të verifikohen nga sekretariati, duke thënë se LDK-ja di ta vetëmenaxhojë procesin. Haziri refuzoi të komentonte mundësinë konkrete të shkarkimit të Abdixhikut, duke i cilësuar pyetjet mediatike si paragjykuese. Vlen të kujtojmë se tri degë të LDK-së — ajo e Pejës, Lipjanit dhe dega e dytë e Prishtinës — i kishin kërkuar dorëheqjen e Abdixhikut që muajin e kaluar, kërkesë që ai e kishte refuzuar kategorikisht.

Kriza e brendshme e LDK-së vjen në një moment delikat për Kosovën, kur bisedimet mes partive politike për formimin e qeverisë ishin duke u zhvilluar me intensitet. Pezullimi i pjesëmarrjes së LDK-së në këto negociata rrezikon të ngadalësojë procesin institucional dhe të lërë vendin pa strukturat e nevojshme ekzekutive për muaj të tjerë.

Ndaj

Lexo gjithashtu

Behrami: Gjykata Speciale u ndërtua mbi narrativat e aparatit shtetëror serb
Rajoni – Bota

Behrami: Gjykata Speciale u ndërtua mbi narrativat e aparatit shtetëror serb

Artan Behrami thotë se procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së mbështetet në materiale të prodhura nga aparati shtetëror i Beogradit.

2 min
Shqipëria hap rrugën ligjore për euron: leku pritet të zëvendësohet
Aktualitet

Shqipëria hap rrugën ligjore për euron: leku pritet të zëvendësohet

Qeveria shqiptare ka nisur përgatitjet ligjore për adoptimin e euros si monedhë zyrtare, duke përfshirë një kapitull të veçantë në projektligjin e ri për Bankën e Shqipërisë.

2 min
Nufi dënon deklaratën e ministres serbe: Është në nderin e Serbisë të distancohet prej saj
Aktualitet

Nufi dënon deklaratën e ministres serbe: Është në nderin e Serbisë të distancohet prej saj

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila, duke folur për Kosovën, u shpreh se nëse do të kishte qenë në krye të shtetit në vitin 1998, do t’i kishte “spastruar etnikisht shqiptarët”. Nufi e cilësoi deklaratën skandaloze dhe të papranueshme, duke theksuar se çdo relativizim apo referencë ndaj spastrimit etnik dhe krimeve të kryera gjatë luftërave në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë është i papranueshëm dhe cenon kujtesën e viktimave. Nufi tha se qeveria serbe duhet të distancohet prej këtyre deklaratave dhe ta denoncojë atë ministre, retorikat e të cilës nuk i shërbejnë fqinjësisë së mirë. “Deklarata është skandaloze, e papranueshme dhe çdo koment tjetër është i pavend. Ajo deklaratë është dënuar edhe në Serbi, nga ata që nuk bëjnë pjesë te ultranacionalistët, të cilët kanë shprehur reagimin e tyre. Çdo deklaratë që lidhet me spastrimin etnik apo me një periudhë mjaft të errët të asaj që ka ndodhur në Kosovë apo në Bosnje e Hercegovinë është e papranueshme. Është në nderin e atyre që e kanë në krah atë ministre serbe që ta denoncojnë dhe të distancohen prej saj”, tha Nufi.

1 min