Goditen 2 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje në qytetin e Shkodrës.Finalizohet operacioni policor i koduar “Sezoni”. Arrestohen 3 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për veprimtari kriminale në fushën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Arrestohet në flagrancë një 18-vjeçar, pasi u kap me armë zjarri pistoletë dhe lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të ndarë në doza.1. Si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, u finalizua operacioni policor i koduar “Sezoni”. Nga hetimet ka rezultuar se një grup shtetasish, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe disamujore, dyshohet se kanë ushtruar veprimtarinë kriminale të shitjes, shpërndarjes dhe mbajtjes së lëndëve narkotike. Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit: – G. B., 20 vjeç, banues në fshatin Ktosh; – D. R., 20 vjeç, banues në Koplik; – K. P., 22 vjeç, banues në fshatin Lohë e Poshtme. Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. H., 34 vjeç. Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 5 aparate celularë. Në kuadër të të njëjtit procedim penal, gjatë zhvillimit të hetimeve në muajt qershor dhe korrik 2026, janë arrestuar edhe 4 shtetas të tjerë. 2. Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 18 vjeç, banues në Pulaj-Plazh, Velipojë. Gjatë kontrollit fizik ndaj tij u gjet një armë zjarri pistoletë, ndërsa gjatë kontrollit në banesë u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në doza. Materialet procedurale për të dy rastet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Katër të arrestuar në Shkodër, policia i kap me armë dhe drogë
Lexo gjithashtu

Dialogu Kosovë-Serbi në ngërç, BE-ja kërkon strategji të re
Bashkimi Evropian përballet me sfida të mëdha në ndërmjetësimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, me palët që nuk arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët. Ekspertët sugjerojnë se BE-ja duhet të ndryshojë qasjen dhe të shfrytëzojë më mirë instrumentet politike dhe financiare për t

Rama takon Rutte në selinë e NATO-s, theksohet roli i Shqipërisë në mbrojtje
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim të rëndësishëm me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Bruksel, ku u theksua vlerësimi për përkushtimin e Shqipërisë ndaj Aleancës dhe progresin në sektorin e mbrojtjes.

Enver Hasani: S’ka udhëheqës mbarëshqiptar në rajon, Kurti shfaq kompleks inferioriteti ndaj Ramës
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, thekson se asnjë nga figurat kryesore politike shqiptare nuk mund të pretendojë udhëheqjen e të gjithë shqiptarëve në rajon. Sipas tij, rivaliteti mes Ramës dhe Kurtit buron nga një kompleks inferioriteti i këtij të fu