Lajmi i fundit
AktualitetKuvendi i Kosovës themelon komision hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt·Rajoni – BotaRrëzohet helikopteri ushtarak italian i EUFOR-it në Bosnjë, raportohen tre të vdekur dhe 12 të plagosur!·AktualitetDrejtoria e Burgjeve: Transferimi i Veliajt është procedurë standarde, urdhri i klasifikuar "sekret shtetëror"·Rajoni – BotaRasti Arlinda Zekaj: Suspendohet polici që i tha "nuk kam obligim të merrem me ty"·EkonomiaBordi i Transparencës fikson çmimet e reja: nafta deri në 212 lekë, benzina deri në 181 lekë·AktualitetTransferimi i Veliajt ndez debatin në Këshillin Bashkiak, socialistët: Çfarë ishte gjithë ky ngut për ta çuar në Fier?·EkonomiaUlen çmimet e karburanteve: benzina 9 lekë më lirë nga sot·Rajoni – BotaRusia i mbyll dyert Europës: Negociatat për Ukrainën vetëm me SHBA-në·AktualitetKuvendi i Kosovës themelon komision hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt·Rajoni – BotaRrëzohet helikopteri ushtarak italian i EUFOR-it në Bosnjë, raportohen tre të vdekur dhe 12 të plagosur!·AktualitetDrejtoria e Burgjeve: Transferimi i Veliajt është procedurë standarde, urdhri i klasifikuar "sekret shtetëror"·Rajoni – BotaRasti Arlinda Zekaj: Suspendohet polici që i tha "nuk kam obligim të merrem me ty"·EkonomiaBordi i Transparencës fikson çmimet e reja: nafta deri në 212 lekë, benzina deri në 181 lekë·AktualitetTransferimi i Veliajt ndez debatin në Këshillin Bashkiak, socialistët: Çfarë ishte gjithë ky ngut për ta çuar në Fier?·EkonomiaUlen çmimet e karburanteve: benzina 9 lekë më lirë nga sot·Rajoni – BotaRusia i mbyll dyert Europës: Negociatat për Ukrainën vetëm me SHBA-në·
Vora News
Kursi
USD81,00/82,10EUR90,60/91,30GBP108,00/109,10CHF97,80/98,90SEK7,23/7,90NOK7,30/8,00DKK10,45/11,42PLN20,06/20,78TRY1,61/1,72RSD0,75/0,78MKD1,46/1,51CAD57,90/59,00AUD56,60/57,60JPY0,51/0,55CNY11,59/12,33USD81,00/82,10EUR90,60/91,30GBP108,00/109,10CHF97,80/98,90SEK7,23/7,90NOK7,30/8,00DKK10,45/11,42PLN20,06/20,78TRY1,61/1,72RSD0,75/0,78MKD1,46/1,51CAD57,90/59,00AUD56,60/57,60JPY0,51/0,55CNY11,59/12,33
Kamperët, zgjedhja e preferuar! Turistët zgjedhin jugun për natyrën, lirinë e lëvizjes dhe qetësinë
Aktualitet

Kamperët, zgjedhja e preferuar! Turistët zgjedhin jugun për natyrën, lirinë e lëvizjes dhe qetësinë

Nga Vora Admin31 Korrik 2026, 07:011 min lexim5
Ndaj

Kamperët, zgjedhja e preferuar! Turistët zgjedhin jugun për natyrën, lirinë e lëvizjes dhe qetësinëNë Pyllin e Sodës dhe në Zvërnec, gjatë kësaj periudhe po qëndrojnë dhjetëra kamperë me turistë nga vende të ndryshme të Evropës.

Vizitorë nga Franca, Sllovenia, Gjermania, Italia dhe vende të tjera ndalojnë këtu, të tërhequr nga natyra, qetësia dhe mikpritja.

Sipas operatorëve turistikë lokalë, numri i turistëve që udhëtojnë me kamper është rritur ndjeshëm vitet e fundit.

Turistët vlerësojnë natyrën, sigurinë dhe mundësinë për të udhëtuar lirshëm në destinacione të ndryshme.

“Jam nga Austria, nga Vjena. Na pëlqen të shkojmë në plazh pasi ne nuk kemi det në Austri dhe këtu tek ju, është shumë bukur. Tani po gatuaj drekën me produkte të vendit tuaj. Është një gjë e mrekullueshme të shijosh aromën e Shqipërisë, të ndjesh mikpritjen e njerëzve të saj dhe natyrën e papërsëritshme”, u shpreh një turiste.

“Jemi nga një miks vendesh, unë jam nga Rumania, por jetoj në Gjermani. Disa prej nesh jetojnë në Rumani, në Irlande apo në vende të tjera. Kushtet këtu janë shumë të mira, ushqimi i mrekullueshëm dhe njerëzit tepër miqësorë. Do të rrimë disa ditë në Vlorë e pastaj do te nisemi për në Korfuz”, tha një turist.

“Jam nga Italia dhe po bëjmë një tur përmes Shqipërisë e cila ka vende mjaft të bukura dhe njerëz të mrekullueshëm. Gjatë vizitës tonë ne do të njihemi edhe me qytete te tjera veç Vlorës, siç është Shkodra”, tha një turist tjetër.

Turizmi me kamper po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet në Shqipëri. Liria e lëvizjes, kontakti i drejtpërdrejtë me natyrën dhe kostot më të ulëta të akomodimit po tërheqin një numër në rritje turistësh të huaj që zgjedhin këtë mënyrë udhëtimi.

Ndaj