Drejtpërdrejt
Rajoni – BotaSHBA reagon ndaj Vuçiçit: Normalizimi Serbi-Kosovë është i domosdoshëm·AktualitetKrujë/ Flakët përfshijnë një magazinë në Bilaj, rrezikohet një banesë pranë! Zjarrfikësit në betejë me flakët·Rajoni – BotaPDK kërkesë zyrtare: Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet pa vonesa·Rajoni – BotaSHBA dhe BE kërkojnë ulje tensionesh pas deklaratës së Vuçiçit për lumin Ibër·Rajoni – BotaBE kërkon qetësi: Deklaratat për devijimin e Ibrit rrezikojnë dialogun Kosovë-Serbi·Vora NewsRESTORANT VENECIA – FRESKIA E DETIT DHE SHIJA QË MERITON TË PROVOHET NË FUSHË-PREZË·AktualitetZjarr i madh në Parkun e Lurës, era përhap flakët me shpejtësi! Dhjetëra forca drejt vendngjarjes dhe 2 helikopterë nga ajri·Rajoni – BotaBerisha dënon Vuçiçin për kërcënimin me Ibrin: "Armë genocidale ndaj shqiptarëve"·Rajoni – BotaSHBA reagon ndaj Vuçiçit: Normalizimi Serbi-Kosovë është i domosdoshëm·AktualitetKrujë/ Flakët përfshijnë një magazinë në Bilaj, rrezikohet një banesë pranë! Zjarrfikësit në betejë me flakët·Rajoni – BotaPDK kërkesë zyrtare: Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet pa vonesa·Rajoni – BotaSHBA dhe BE kërkojnë ulje tensionesh pas deklaratës së Vuçiçit për lumin Ibër·Rajoni – BotaBE kërkon qetësi: Deklaratat për devijimin e Ibrit rrezikojnë dialogun Kosovë-Serbi·Vora NewsRESTORANT VENECIA – FRESKIA E DETIT DHE SHIJA QË MERITON TË PROVOHET NË FUSHË-PREZË·AktualitetZjarr i madh në Parkun e Lurës, era përhap flakët me shpejtësi! Dhjetëra forca drejt vendngjarjes dhe 2 helikopterë nga ajri·Rajoni – BotaBerisha dënon Vuçiçin për kërcënimin me Ibrin: "Armë genocidale ndaj shqiptarëve"·
Vora News
Kursi
USD80,60EUR93,02GBP108,85CHF99,47SEK8,490NOK8,484DKK12,47PLN21,64TRY1,689RSD0,7929MKD1,515CAD57,84AUD56,92JPY0,5063CNY11,93USD80,60EUR93,02GBP108,85CHF99,47SEK8,490NOK8,484DKK12,47PLN21,64TRY1,689RSD0,7929MKD1,515CAD57,84AUD56,92JPY0,5063CNY11,93
Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit, “arrest shtëpie” për dy zyrtaret e tjera
Aktualitet

Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit, “arrest shtëpie” për dy zyrtaret e tjera

Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për tre zyrtaret e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, të arrestuara në kuadër të hetimeve për përvetësimin e 69 milionë lekëve të rinj.

Nga Admin18 Korrik 2026, 13:482 min lexim0
Ndaj

Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për tre zyrtaret e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, të arrestuara në kuadër të hetimeve për përvetësimin e 69 milionë lekëve të rinj.Siç raporton korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, gjykata vendosi “arrest në burg” për ish-drejtoreshën e filialit, Elisabeta Mataj, ndërsa caktoi masën “arrest në shtëpi” për ish-shefen e financës, Valbona Duni, dhe ish-arkëtaren Paola Dana.

Tre zyrtaret akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim. Sipas hetimeve, gjatë muajve prill dhe maj 2026 ato dyshohet se kanë përvetësuar 69 milionë lekë të rinj.Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

VENDIMI I PLOTË

Vendosi: 1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. 2. Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personave nën hetim E. M., V. D. dhe P. D. 3. Caktimin ndaj personit nën hetim E. M masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 135 dhe 25 i K.Penal. 4. Caktimin ndaj personit nën hetim V. D. masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 135 dhe 25 i K.Penal. 5. Caktimin ndaj personit nën hetim P. D. masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 135 dhe 25 i K.Penal. 6. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personave nën hetim V.D. dhe P. D.nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahen të paraburgosur për ndonjë vepër tjetër penale. 7. Urdhërohet personi nën hetim V. D. të qëndroi dhe të mos largohet nga banesa e saj në Lagjen Ilira, Plazh, Durrës. 8. Urdhërohet personi nën hetim P. D. të qëndroi dhe të mos largohet nga banesa e saj në Lagjen nr.13, Durrës. 9. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi. 10. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5 (pesë) diteve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke filluar nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të gjykatës. U shpall në Durrës, me datë 18.07.2026

Ndaj