Drejtpërdrejt
AktualitetProfesionalizëm dhe përkushtim në operacionin policor në Zallë të Krujës·Rajoni – BotaPDK-ja bllokon hyrjen e Kryeministrisë: "Kurti po mban peng shtetin"·Rajoni – BotaPDK i kërkon Deharit seancë nesër, aksioni para Qeverisë vazhdon·AktualitetArrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, një ditë pasi shtëpia e tij u godit me tritol·AktualitetI armatosur me kallashnikov dhe 3 krehëra, si u kap Ylli Zalla, fshihej vetëm 500 metra nga banesa·AktualitetZjarret përfshijnë vendin: 8 vatra aktive, 120 ushtarë dhe avionë në terren·AktualitetZjarret në Shqipëri: 8 vatra aktive, mbi 580 forca në terren·AktualitetHamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së·AktualitetProfesionalizëm dhe përkushtim në operacionin policor në Zallë të Krujës·Rajoni – BotaPDK-ja bllokon hyrjen e Kryeministrisë: "Kurti po mban peng shtetin"·Rajoni – BotaPDK i kërkon Deharit seancë nesër, aksioni para Qeverisë vazhdon·AktualitetArrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, një ditë pasi shtëpia e tij u godit me tritol·AktualitetI armatosur me kallashnikov dhe 3 krehëra, si u kap Ylli Zalla, fshihej vetëm 500 metra nga banesa·AktualitetZjarret përfshijnë vendin: 8 vatra aktive, 120 ushtarë dhe avionë në terren·AktualitetZjarret në Shqipëri: 8 vatra aktive, mbi 580 forca në terren·AktualitetHamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së·
Vora News
Kursi
USD80,24EUR92,81GBP108,60CHF98,78SEK8,434NOK8,492DKK12,41PLN21,55TRY1,675RSD0,7913MKD1,512CAD57,82AUD56,83JPY0,5042CNY11,89USD80,24EUR92,81GBP108,60CHF98,78SEK8,434NOK8,492DKK12,41PLN21,55TRY1,675RSD0,7913MKD1,512CAD57,82AUD56,83JPY0,5042CNY11,89
“Forcimi i lekut sukses për ne”, kryeministri Rama: Është tregues kokëfortë i rritjes së ekonomisë shqiptare
Ekonomia

“Forcimi i lekut sukses për ne”, kryeministri Rama: Është tregues kokëfortë i rritjes së ekonomisë shqiptare

Kryeministri Edi Rama mori sot pjesë në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”.

Nga Redaksia Vora News17 Korrik 2026, 12:282 min lexim2
Ndaj

Kryeministri Edi Rama mori sot pjesë në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Programi kombëtar i mbështetjes së qeverisë për bizneset e vogla dhe të mesme në rrugën e 35 vjetëve ekonomi tregu, nis zbatiminGjatë fjalës së tij, Rama foli edhe në lidhje me forcimin e lekut dhe rënien e euros, një lëvizje që e konsideron si fakt kokëfortë për rritjen e ekonomisë së vendit.

“Forcimi i lekut është sukses për ekonominë shqiptare. Është tregues kokëfortë i rritjes së ekonomisë. Në një vend ku hyjnë çdo vit miliarda e miliarda. Të flasësh për narko e gomarllëqe të tilla mund të përkëdhelësh shumë vetë që kanë nevojë për lajme të këqija, por është pa lidhje.Nëse do të ishte e vërtetë, do të ishte një lajm që s’do të vinte nga kanalet e informimit si ata që i bien violinës me vesh, por nga kanale ndërkombëtare financiare që e ndjekin ekonominë tonë me lupë. A ka ekonomi informale në Shqipëri? Sigurisht që ka. Edhe para të pisët ka, por ku nuk ka?

Është shumë e ligë t’ia veshësh Shqipërisë duke qenë shqiptar këtë lloj kostumi kaq të ndyrë. Nuk e di çfarë janë ata që e bëjnë. Te ky program është edhe pjesa juaj. Bizneset e tërhoqën shumë litarin me pagat dhe tani janë gati të paguajnë edhe më shumë se në Greqi.

Por tani duhet krijuar besimi i shqipove që tani kanë ikur për të punuar në Greqi. Shqipëria sot nuk jeton më me arritjet, por me pritshmëritë.

Kur erdha këtu, te shkallët kishte më shumë njerëz seç jemi këtu në sallë. Ishin të gjithë turistë. Sot sheh më shumë turistë në rrugët e Tiranës. Në qershor kemi pasur një stepje, me rritje prej vetëm 1 përqind. Por e vërteta është se 5.7 miliardë euro hyjnë nga turistët e huaj në vendin tonë.

Diskutojmë se këtu ka një lavatriçe të madhe parash të pista. Po kush do na linte ne të avanconin për në BE? Vetëm ideja do të na kishte ndaluar dhe do të ishim pre e inspektimeve të thella të BE. Sot po lufton sistemi, deri dje nuk e bënte këtë.

Fakti që kapen njerëz të përfshirë në rrjet që ka mundësuar sjelljen e njerëzve që kanë mundësuar sjelljen e parasë së pisët është një lajm i madh dhe tregues se po goditen nga të gjitha anët. Njëri nga këto ‘fast food’-et që sjell algoritmi, me një pamje prej kompetenti, por një personazh pa asnjë atribut, shkollim dhe asnjë ditë pune përveç industrisë së llafeve, thoshte: Përse ka rënë euro?

Po se është forcuar leku ishte përgjigja dhe bënin sikur kapën një gafë. Por kjo është e vërteta. Kemi aeroportin më të madh në rajon, mbi Beogradin prej disa vitesh, pa subvencione, se ata subvencionojnë atje. Çfarë parash janë këto? Si të mos forcohet leku pas gjithë këtyre treguesve?”,- u shpreh Rama.

Ndaj

Lexo gjithashtu

Ulen çmimet e naftës në tregjet botërore, sinjalet për qetësim mes SHBA-së dhe Iranit ndikojnë tregun
Ekonomia

Ulen çmimet e naftës në tregjet botërore, sinjalet për qetësim mes SHBA-së dhe Iranit ndikojnë tregun

Ulen çmimet e naftës në tregjet botërore, sinjalet për qetësim mes SHBA-së dhe Iranit ndikojnë tregunÇmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka pësuar një rënie të ndjeshme pas sinjaleve për një…

1 min
Rekord të ardhurash në arkën e shtetit, por miliona euro fonde mbeten pa u përdorur!
Ekonomia

Rekord të ardhurash në arkën e shtetit, por miliona euro fonde mbeten pa u përdorur!

Rekord të ardhurash në arkën e shtetit, por miliona euro fonde mbeten pa u përdorur!Më shumë para po mblidhen nga taksat e tatimet sesa po shpenzohen nga institucionet. Raporti i Ministrisë së Financave tregon se si rezultat i të ardhurave më të larta se shpenzimet, buxheti u mbyll me një suficit prej 563 milionë eurosh në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Në total arka e shtetit ka mbledhur 410.6 miliardë lekë ose rreth 4.3 miliardë euro në gjysmën e parë të vitit, duke u rritur me 12.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, madje duke tejkaluar edhe planin e Ministrisë së Financave për këtë periudhë me afro 207 milionë euro. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar dhe tatimi mbi të ardhurat personale kanë pasur ecurinë më të mirë në këtë gjashtëmujor. Më konkretisht nga TVSH u mblodhën 120.7 miliardë lekë duke u rritur me 10.6% në raport me vjet, e ndikuar nga rritja e çmimeve por edhe nga shtimi i konsumit. Ndërsa nga tatimi mbi të Ardhurat Personale 47.5 miliardë lekë, ose 16.6% më shumë se në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar. Rol në këtë rritje ka dhënë jo vetëm rritja e pagave si në shtet edhe në privat, por edhe formalizimi i tregut apo plotësimi i DIVA dhe pagimi i detyrimeve që rridhnin pas saj. Sa i takon shpenzimeve, vijon halli i vjetër, pasi mblidhen shumë para por nuk shpenzohen me të njëjtin ritëm. Janë 102 milionë euro shpenzime të planifikuara dhe të parealizuara. Deri në fund të qershorit Ministria e Financave thotë se janë shpenzuar 3.8 miliardë euro, ndërsa plani ishte që të harxhoheshin pak më shumë se 3.9 miliardë euro. Referuar të dhënave të ministrisë në këtë 6 mujor probleme janë hasur tek shpenzimet korrente të cilat arritën në 321 miliardë lekë ose 10,8 miliardë më pak se plani. Gjatë kësaj periudhe janë shpenzuar më pak para për pagat dhe sigurimet e administratës, nuk u realizua plani për interesat e borxhit si dhe nuk u harxhua sa ishte planifikuar as nga pushteti vendor. Kurse shpenzimet kapitale në gjashtëmujor ishin 36.7 miliardë lekë ose 10.2% më shumë se vjet.

2 min
11 mijë biznese të reja në 6 muaj, investitorët e huaj shtojnë interesin për Shqipërinë
Ekonomia

11 mijë biznese të reja në 6 muaj, investitorët e huaj shtojnë interesin për Shqipërinë

Përgjatë periudhës 6-mujore, bizneset në vendin tonë kanë patur një ecuri pozitive të aktivitetit të tyre ekonomik dhe administrativ sipas të dhënave zyrtare. Referuar të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2026 janë regjistruar 11,567 subjekte të reja ose 806 më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar një rritje prej 7.5%. Sipas QKB-së, struktura e regjistrimeve vijon të dominohet nga personat fizikë me 8,757 regjistrime ose 75.7% të totalit, ndjekur nga Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar (SHPK) me 2,775 regjistrime. Ndërsa sipas pronësisë, subjektet me kapital 100% shqiptar mbeten mbizotërues me 10,179 regjistrime, regjistrimet e bizneseve me kapital 100% të huaj u rritën ndjeshëm me 35.7%, duke arritur në 1,240 subjekte, një tregues i rritjes së interesit të investitorëve të huaj për ekonominë shqiptare. Të ndarë sipas zonave gjeografike, Qarku Tiranë vijon të kryesojë me 6,039 regjistrime për vitin 2026 ose 52.2% të totalit, i ndjekur nga Vlora me 1,347 dhe Durrësi me 1,310 regjistrime. Gjithashtu QKB në raportin më të fundit nënvizon se rritje të konsiderueshme u evidentuan edhe në qarqet në veri të vendit, Lezhë, Shkodër, Dibër dhe Kukës. Sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë mbetet më i preferuari për regjistrimin e bizneseve të reja, me 2,771 subjekte, i ndjekur nga akomodimi dhe shërbimi ushqimor, aktivitetet profesionale, transporti dhe informacioni e komunikacioni. Rritje të forta në 6-mujorin e 2026 janë shënuar edhe në sektorin e pasurive të paluajtshme përkatësisht me +35.8% dhe transporti e magazinimi me +26.3%. Të dhënat tregojnë rritje të regjistrimeve të reja të bizneseve, zgjerim të pjesëmarrjes së kapitalit të huaj, si edhe rritje të kërkesave për leje, licenca, si edhe aplikim në regjistrin e pronarëve përfitues. QKB, SUBJEKTET JANAR-QERSHOR 2026 11,567 subjekte të reja ose 7.5% krahasuar me 2025, Personat fizikë me 8,757 regjistrime, Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar (SHPK) me 2,775 regjistrime, Me kapital 100% shqiptar me 10,179 regjistrime, Biznese me kapital 100% të huaj 1,240 subjekte. QKB, SUBJEKTET SIPAS ZONAVE GJEOGRAFIKE Qarku Tiranë me 6,039 regjistrime, Qarku Vlorë me 1,347 regjistrime, Qarku Durrës me 1,310 regjistrime.

2 min