Lajmi i fundit
Rajoni – BotaMijëra shqiptarë marshojnë në Hagë para vendimit historik për ish-krerët e UÇK-së·AktualitetDosja "Revanshi": GJKKO dënon 7 të pandehur me gjithsej 50 vite burgim·Rajoni – BotaFlora Brovina: Momenti i paharrueshëm kur puthi tokën e Kosovës pas burgut serb·AktualitetBllokuan rrugën te “Zogu i Zi” ditën e parë të shkollës, Policia arreston 12 protestues, disa prej tyre organizatorë! Procedohen 15 të tjerë·PolitikëRama: "Kalvari i Veliajt është unik në historinë e Europës demokratike"·AktualitetGjykata e Lartë konfirmon arrestin e Veliajt: SPAK vazhdon hetimet·Rajoni – BotaVendimi historik për ish-krerët e UÇK-së: Mbi 10 mijë shqiptarë marshojnë në Hagë·AktualitetGjykata e Lartë: Veliaj mbetet në burg, rrëzohet kërkesa e kryebashkiakut·Rajoni – BotaMijëra shqiptarë marshojnë në Hagë para vendimit historik për ish-krerët e UÇK-së·AktualitetDosja "Revanshi": GJKKO dënon 7 të pandehur me gjithsej 50 vite burgim·Rajoni – BotaFlora Brovina: Momenti i paharrueshëm kur puthi tokën e Kosovës pas burgut serb·AktualitetBllokuan rrugën te “Zogu i Zi” ditën e parë të shkollës, Policia arreston 12 protestues, disa prej tyre organizatorë! Procedohen 15 të tjerë·PolitikëRama: "Kalvari i Veliajt është unik në historinë e Europës demokratike"·AktualitetGjykata e Lartë konfirmon arrestin e Veliajt: SPAK vazhdon hetimet·Rajoni – BotaVendimi historik për ish-krerët e UÇK-së: Mbi 10 mijë shqiptarë marshojnë në Hagë·AktualitetGjykata e Lartë: Veliaj mbetet në burg, rrëzohet kërkesa e kryebashkiakut·
Vora News
Kursi
USD79,00/80,10EUR91,40/92,20GBP106,40/107,40CHF96,40/97,40SEK7,02/7,92NOK7,05/7,94DKK10,42/11,64PLN20,37/21,00TRY1,62/1,73RSD0,76/0,78MKD1,47/1,51CAD56,60/57,60AUD56,00/57,00JPY0,51/0,54CNY11,22/11,93USD79,00/80,10EUR91,40/92,20GBP106,40/107,40CHF96,40/97,40SEK7,02/7,92NOK7,05/7,94DKK10,42/11,64PLN20,37/21,00TRY1,62/1,73RSD0,76/0,78MKD1,47/1,51CAD56,60/57,60AUD56,00/57,00JPY0,51/0,54CNY11,22/11,93
Elektrifikimi i hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin, ratifikohet marrëveshja e huas me BERZH prej 11.6 milionë eurosh
Aktualitet

Elektrifikimi i hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin, ratifikohet marrëveshja e huas me BERZH prej 11.6 milionë eurosh

Nga Redaksia1 Gusht 2026, 17:471 min lexim16
Ndaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Marrëveshja e botuar në Fletoren Zyrtare siguron financimin për zgjerimin e projektit hekurudhor, i cili synon elektrifikimin e plotë të linjës Tiranë–Durrës dhe segmentit të ri që lidh këtë rrjet me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Detajet e projektit dhe financimit

Sipas dokumenteve zyrtare, vlera e huasë së marrë nga BERZH kap shumën prej 11.62 milionë eurosh (nga të cilat 11.5 milionë euro alokohen drejtpërdrejt për punimet e elektrifikimit dhe 120 mijë euro për komisionin fillestar). Projekti i plotë i elektrifikimit bashkëfinancohet në masën 50% nga grantet e Bashkimit Evropian përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF), duke e çuar koston totale të kësaj faze në 25.12 milionë euro.

Asetet dhe segmentet që përfshihen në këtë zgjerim janë:

Linja ekzistuese Tiranë–Durrës: Elektrifikimi i një gjatësie prej rreth 34.17 km. Lidhja me Rinasin: Elektrifikimi i segmentit të ri hekurudhor me gjatësi rreth 5 km që lidh linjën kryesore me Aeroportin e Rinasit. Sa i përket afatit të realizimit, në marrëveshje përcaktohet se “zgjerimi i projektit pritet të përfundojë deri më 1 prill 2027.”

Plani i financimit (në milionë euro)

Komponenti i Projektit Huaja e BERZH-it Granti i BE-së / WBIF Qeveria Shqiptare Totali Punime elektrifikimi €11.62M €11.62M – €23.24M Përgatitja e projektit – €0.62M – €0.62M Mbikëqyrja & Zbatimi – €1.16M – €1.16M Blerja e tokës – – €0.10M €0.10M TOTALI €11.62M €13.40M €0.10M €25.12M Disbursimi i parë i fondit prej BERZH-it i nënshtrohet disa kushteve rigoroze teknike dhe mjedisore. Ndër to përfshihen krijimi i plotë operacional i Njësisë së Zbatimit të Projektit (NJZP), zbatimi i Planit të Veprimit Mjedisor dhe Social, si dhe përgatitja e Planit të Blerjes së Tokës dhe Angazhimit të Palëve të Interesuara.

Marrëveshja u nënshkrua zyrtarisht në Tiranë nga Ministri i Financave, Petrit Malaj, në emër të Republikës së Shqipërisë, dhe Drejtuesja për Shqipërinë e BERZH-it, Ekaterina Solovova.

Ndaj