Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë Rrugore Nikolin Përndoj është dhunuar nga dy persona.Sipas informacioneve paraprake, Përndoj, i cili ndodhej jashtë orarit të punës, është goditur me grushte gjatë një konflikti. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan në përplasjen mes palëve. Pas ngjarjes, në vend kanë mbërritur forca të Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve. Për motivet e konfliktit dhe dinamikën e plotë të ngjarjes po vijojnë hetimet, ndërsa pritet edhe një reagim zyrtar nga Policia e Shkodrës.

Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti
Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti
Lexo gjithashtu

SPAK kërkon 302 vite burg për 15 të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë”
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në total 302 vite burg për 15 personat e akuzuar në dosjen “Plumbi i Artë”, një prej hetimeve më thelbësore kundër krimit të organizuar në Shqipëri. Tre prej të pandehurve janë bashkëpunëtorë të drejtësisë, të cilët rrezikojnë dënime më të ulëta.

Studentët ndryshojnë strategjinë e protestave, dy tubime kombëtare në javë kundër qeverisë
Pas më shumë se 150 ditësh proteste, lëvizja studentore në Shqipëri ka vendosur të ndryshojë strategjinë, duke organizuar dy tubime kombëtare çdo javë. Qëllimi është rritja e presionit ndaj qeverisë dhe mobilizimi i mëtejshëm i qytetarëve, në vazhdën e kërkesës për dorëheqjen e K

Specialja nis hetimin ndaj zyrtarëve shtetërorë për rastin Arlinda Zekaj
Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur hetimet për të vlerësuar përgjegjësinë e zyrtarëve shtetërorë në lidhje me trajtimin e rastit të viktimës Arlinda Zekaj. Ky hap vjen pas shqetësimeve të ngritura për mosveprimin e institucioneve në mbrojtjen e të miturës.