Lajmi i fundit
Rajoni – BotaKurti: Të dhënat e reja për viktimat e luftës në Kosovë publikohen në janar 2027·EkonomiaShqipëria synon të shesë kredite karboni, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve·EkonomiaShqipëria, shpenzime minimale për mbrojtjen sociale, parafundit në Evropë·Rajoni – BotaUkraina përdor robotë luftarakë në sulm ndaj pozicioneve ruse pranë Lymanit·AktualitetBypass-i i Tiranës përfundon në Shtator 2027, nisin shpronësimet për Kashar-Rrogozhinë·Rajoni – BotaDogana e Kosovës zbulon mallra të padeklaruara me vlerë mbi 72 mijë euro në Vërmicë·Rajoni – BotaTrump paralajmëron vendim të shpejtë për vazhdimin e fushatës kundër Iranit·AktualitetSPAK kërkon rreth 300 vjet burg për 15 të pandehurit e çështjes “Plumbi i Artë”·Rajoni – BotaKurti: Të dhënat e reja për viktimat e luftës në Kosovë publikohen në janar 2027·EkonomiaShqipëria synon të shesë kredite karboni, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve·EkonomiaShqipëria, shpenzime minimale për mbrojtjen sociale, parafundit në Evropë·Rajoni – BotaUkraina përdor robotë luftarakë në sulm ndaj pozicioneve ruse pranë Lymanit·AktualitetBypass-i i Tiranës përfundon në Shtator 2027, nisin shpronësimet për Kashar-Rrogozhinë·Rajoni – BotaDogana e Kosovës zbulon mallra të padeklaruara me vlerë mbi 72 mijë euro në Vërmicë·Rajoni – BotaTrump paralajmëron vendim të shpejtë për vazhdimin e fushatës kundër Iranit·AktualitetSPAK kërkon rreth 300 vjet burg për 15 të pandehurit e çështjes “Plumbi i Artë”·
Vora News
Kursi
USD80,80/82,00EUR90,50/91,30GBP108,30/109,30CHF98,60/99,60SEK7,08/7,77NOK6,98/7,67DKK10,25/11,34PLN20,00/20,72TRY1,60/1,70RSD0,75/0,78MKD1,45/1,52CAD57,40/58,70AUD55,30/56,30JPY0,51/0,54CNY11,57/12,30USD80,80/82,00EUR90,50/91,30GBP108,30/109,30CHF98,60/99,60SEK7,08/7,77NOK6,98/7,67DKK10,25/11,34PLN20,00/20,72TRY1,60/1,70RSD0,75/0,78MKD1,45/1,52CAD57,40/58,70AUD55,30/56,30JPY0,51/0,54CNY11,57/12,30
Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve, ja me sa do shitet litri i naftës dhe benzinës!
Aktualitet

Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve, ja me sa do shitet litri i naftës dhe benzinës!

Nga Redaksia Vora News22 Shtator 2026, 11:292 min lexim23
Ndaj

Bordi i Transparencës ka vendosur sot (22 shtator) çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë të karburanteve, duke i ulur me 6 dhe 2 lekë për litër respektivisht naftën dhe benzinën.

Nga sot, nafta do të shitet me pakicë deri në 213 lekë/litër, ndërsa me shumicë deri në 201 lekë/litër. Për benzinën, çmimi maksimal me pakicë është vendosur në 193 lekë/litër, ndërsa me shumicë në 181 lekë/litër.

Çmimet hynë në fuqi më 22 shtator, në orën 12:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur mund të rishikohen.

Bordi ka paralajmëruar operatorët e tregtimit të karburanteve se moszbatimi i çmimeve të përcaktuara mund të sjellë pezullimin e aktivitetit.

Njoftimi i Bordit të Transparencës:

“Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e dytë.

Kështu Bordi i Transparencës në datë 22 Shtator 2026, vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 213 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 201 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 193 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 22 ora 12.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg”.

Ndaj