Lajmi i fundit
PolitikëShehaj nga protesta: "Rama i bëri gabim llogaritë, kjo rini nuk ndalet dot"·AktualitetPolicia rrethon Sheshin "Skënderbej", protestuesit rigrupohën tek Parku Rinia·Rajoni – BotaPas dënimit të Shallkit për vrasjen e Ferizit, dy persona shoqërohen për kanosje në Gjilan·EkonomiaJetesa në Tiranë: Sa kushton të jesh i ri dhe të jetosh vetëm·AktualitetPërplasje mes protestuesve dhe Policisë në Shqipëri·Vora NewsTensionohet protesta pranë Ministrisë së Arsimit, polici hedh ujë me presion dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve·Rajoni – BotaNATO ridizenjohet kundër kërcënimit rus: pesë çështjet kyçe deri në 2029·AktualitetRamadani akuzon Qeverinë e Kosovës: 30 milionë euro për bujqit "u avulluan" pa gjurmë·PolitikëShehaj nga protesta: "Rama i bëri gabim llogaritë, kjo rini nuk ndalet dot"·AktualitetPolicia rrethon Sheshin "Skënderbej", protestuesit rigrupohën tek Parku Rinia·Rajoni – BotaPas dënimit të Shallkit për vrasjen e Ferizit, dy persona shoqërohen për kanosje në Gjilan·EkonomiaJetesa në Tiranë: Sa kushton të jesh i ri dhe të jetosh vetëm·AktualitetPërplasje mes protestuesve dhe Policisë në Shqipëri·Vora NewsTensionohet protesta pranë Ministrisë së Arsimit, polici hedh ujë me presion dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve·Rajoni – BotaNATO ridizenjohet kundër kërcënimit rus: pesë çështjet kyçe deri në 2029·AktualitetRamadani akuzon Qeverinë e Kosovës: 30 milionë euro për bujqit "u avulluan" pa gjurmë·
Vora News
Kursi
USD80,30/81,30EUR90,30/91,20GBP107,20/108,30CHF97,30/98,30SEK7,25/7,91NOK7,10/7,80DKK10,40/11,38PLN20,09/20,81TRY1,61/1,71RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,10/58,10AUD55,70/56,70JPY0,5/0,53CNY11,46/12,19USD80,30/81,30EUR90,30/91,20GBP107,20/108,30CHF97,30/98,30SEK7,25/7,91NOK7,10/7,80DKK10,40/11,38PLN20,09/20,81TRY1,61/1,71RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,10/58,10AUD55,70/56,70JPY0,5/0,53CNY11,46/12,19
“BE të dënojë fashizmin e ministres serbe!”, Konjufca letër Kallas-it: Të mos trajtohet thjesht si gafë
Rajoni – Bota

“BE të dënojë fashizmin e ministres serbe!”, Konjufca letër Kallas-it: Të mos trajtohet thjesht si gafë

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, në një letër drejtuar përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka kërkuar nga Brukseli të dënojë publikisht deklarimin fashist të ministres serbe Snezhana Paun

Nga Admin18 Korrik 2026, 12:211 min lexim0
Ndaj

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, në një letër drejtuar përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka kërkuar nga Brukseli të dënojë publikisht deklarimin fashist të ministres serbe Snezhana Paunoviç.

Lidhur me deklaratën e ministres e cila u shpreh se po të ishte në vend të Millosheviçit do të kryente spastrim etnik në Kosovë, Konjufca kërkoi nga BE që kjo çështje të ngrihet edhe në diskutimet për procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE.

Konjufca parashtroi tri kërkesa që Kosova ka nga BE-ja

1.Të lëshohet një dënim i qartë, i fuqishëm dhe publik i deklaratës së ministres Paunoviq dhe retorikës revizioniste që ajo përfaqëson. 2.T’ua rikujtojë zyrtarisht autoriteteve serbe se deklarata të tilla janë të papranueshme dhe jo në pajtim me vlerat evropiane dhe me kërkesat për procesin e pranimit në BE. 3. Të ngrejë këtë çështje në mënyrë të duhur në kuadër të dialogut politik BE-Serbi dhe procesit të anëtarësimit, në mënyrë që Beogradi ta kuptojë seriozitetin me të cilin Bashkimi Evropian i trajton incidente të tilla.

“Një deklaratë e tillë nga një ministre në detyrë s’mund të trajtohet si gafë. E gjithë intervista ishte e mbushur me përmbajtje thellësisht revizioniste dhe armiqësore, duke pasqyruar një model më të gjerë deklaratash që vazhdojnë ta minojnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga BE-ja, si dhe ta gërryejnë besimin në këtë proces”, ka shkruar Konjufca në letrën e tij.

Ndaj