Lajmi i fundit
Vora NewsFORCAT SPECIALE SHQIPTARE, KOSOVË DHE KROACI – BASHKËPUNIM PËR MË SHUMË PROFESIONALIZËM DHE SIGURI·Rajoni – BotaMbetjet e Adem Beqirit identifikohen pas 27 vjetësh: familja do ta varrosë në Pantinë·AktualitetRama flet për hetimet ndaj ish-drejtoreshës së SHISH-it: "Gjykata ta bëjë punën e saj"·Rajoni – BotaRasti "Talir" fillon sërish nga zeroja — hera e shtatë radhazi·EkonomiaFMN vlerëson menaxhimin e fondeve publike në Shqipëri·AktualitetVideo intime të personazheve publike qarkullojnë në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis verifikimet·AktualitetBrukseli ‘hap thesin’ për Shqipërinë! Pas afrimit të integrimit në BE, vijnë edhe mbi 200 mln euro të tjera: Vijoni me reformat!·SportShqipëria me 89.9% shanse për Ligën B, kalon Finlandën në krye të grupit·Vora NewsFORCAT SPECIALE SHQIPTARE, KOSOVË DHE KROACI – BASHKËPUNIM PËR MË SHUMË PROFESIONALIZËM DHE SIGURI·Rajoni – BotaMbetjet e Adem Beqirit identifikohen pas 27 vjetësh: familja do ta varrosë në Pantinë·AktualitetRama flet për hetimet ndaj ish-drejtoreshës së SHISH-it: "Gjykata ta bëjë punën e saj"·Rajoni – BotaRasti "Talir" fillon sërish nga zeroja — hera e shtatë radhazi·EkonomiaFMN vlerëson menaxhimin e fondeve publike në Shqipëri·AktualitetVideo intime të personazheve publike qarkullojnë në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis verifikimet·AktualitetBrukseli ‘hap thesin’ për Shqipërinë! Pas afrimit të integrimit në BE, vijnë edhe mbi 200 mln euro të tjera: Vijoni me reformat!·SportShqipëria me 89.9% shanse për Ligën B, kalon Finlandën në krye të grupit·
Vora News
Kursi
USD80,50/81,50EUR91,70/92,50GBP107,00/108,00CHF96,50/97,50SEK7,11/7,81NOK6,85/7,55DKK10,39/11,40PLN20,40/21,13TRY1,63/1,73RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD56,80/58,00AUD55,70/57,00JPY0,51/0,55CNY11,47/12,19USD80,50/81,50EUR91,70/92,50GBP107,00/108,00CHF96,50/97,50SEK7,11/7,81NOK6,85/7,55DKK10,39/11,40PLN20,40/21,13TRY1,63/1,73RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD56,80/58,00AUD55,70/57,00JPY0,51/0,55CNY11,47/12,19
Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, një ditë pasi shtëpia e tij u godit me tritol
Aktualitet

Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, një ditë pasi shtëpia e tij u godit me tritol

Operacioni "Fundi i Arratisë" u finalizua nga forcat speciale RENEA në Krujë — Lamallari përgëzon Policinë

Nga Redaksia Vora News17 Gusht 2026, 10:012 min lexim7
Ndaj

Vetëm 24 orë pasi banesa e tij në fshatin Zallë të Fushë-Krujës u godit nga një shpërthim me lëndë plasëse, i shumëkërkuari Ylli Zalla ra në duart e Policisë së Shtetit. Aksioni policor u zhvillua në Krujë dhe solli fundin e arratisjes së një personi që konsiderohej me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Operacioni "Fundi i Arratisë"

Kapja u realizua nëpërmjet operacionit të koduar "Fundi i Arratisë", ku morrën pjesë forcat speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë. Autoritetet bënë të ditur se Zalla i kishte shmangur prej kohësh strukturat e drejtësisë, duke u konsideruar një ndër personat më të rrezikshëm në kërkim.

Ministri për Punët e Brendshme, Besfort Lamallari, iu drejtua publikisht strukturave të Policisë me fjalë mirënjohjeje. "Përgëzime Policisë së Shtetit për finalizimin me sukses të operacionit policor 'Fundi i Arratisë', për kapjen e një personi shumë të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore", deklaroi Lamallari.

Shpërthimi i natës dhe historia e errët e Zallës

Nata para arrestimit kishte sjellë një ngjarje të rëndë: dera e banesës së Zallës dyshohet se ishte ngarkuar me tritol, i cili shpërtheu dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale. Automjeti i tij, i parkuar pranë ndërtesës, u përfshi plotësisht nga flakët dhe u dogj tërësisht. Fatmirësisht, asnjë person nuk u lëndua nga shpërthimi.

Ylli Zalla mbante një dosje të gjatë kriminale. Autoritetet kishin sekuestruar më parë një arsenal armësh në banesën e tij në Fushë-Krujë, ndërsa emri i tij kishte dalë edhe gjatë hetimeve për një atentat mafioz të ndodhur në zonën e Rinasit. Sipas hetuesve, automjeti i përdorur nga autorët e atij atentati dyshohet se kishte dalë nga prona e Zallës, i cili akuzohej gjithashtu se u kishte siguruar armë ekzekutorëve.

Në vitin 2014, Zalla kishte rënë në pranga gjatë një operacioni të lidhur me prodhimin e bombave artizanale. Në atë periudhë, hetuesit e kishin dyshuar gjithashtu për lidhje me rrjete që rekrutonin shqiptarë për të luftuar në Siri, si dhe për kontakte të dyshuara me organizatën terroriste ISIS.

Arrestimi i Zallës vjen në një periudhë kur Policia e Shtetit po intensifikon operacionet kundër personave të shpallur në kërkim dhe figurave të lidhura me krimin e organizuar. Procedimi penal ndaj tij pritet të sqarojë edhe rrethanat e shpërthimit të natës paraardhëse, duke hapur pyetje nëse goditja ishte mesazh nga rivalë të botës kriminale.

BurimiRTSH

Ndaj