Drejtpërdrejt
AktualitetReforma zgjedhore/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD!·AktualitetPërshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar·SportMomentet që përcaktuan Kupën e Botës 2026: yjet e rinj dhe legjendave·Rajoni – BotaNafta arrin 100 dollarë për fuçi, konflikti në Lindjen e Mesme rrit frikën globale·AktualitetAlarm për blegtorinë në Kosovë/ Konfirmohen raste të lisë së dhenve dhe dhive në katër komuna·Rajoni – BotaTatimet doganore të Trumpit: kush paguan çmimin dhe a po funksionojnë?·Pas 8 muajsh pritje, avokatët ndërkombëtarë takojnë Veliajn: Po përgatitet dosja për Strasburgun, do apelojmë vendimin për Ols Dadon·Rajoni – BotaCucurella në lot për djalin me autizëm: 'Nuk di si ta ndihmoj kur e shoh keq'·AktualitetReforma zgjedhore/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD!·AktualitetPërshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar·SportMomentet që përcaktuan Kupën e Botës 2026: yjet e rinj dhe legjendave·Rajoni – BotaNafta arrin 100 dollarë për fuçi, konflikti në Lindjen e Mesme rrit frikën globale·AktualitetAlarm për blegtorinë në Kosovë/ Konfirmohen raste të lisë së dhenve dhe dhive në katër komuna·Rajoni – BotaTatimet doganore të Trumpit: kush paguan çmimin dhe a po funksionojnë?·Pas 8 muajsh pritje, avokatët ndërkombëtarë takojnë Veliajn: Po përgatitet dosja për Strasburgun, do apelojmë vendimin për Ols Dadon·Rajoni – BotaCucurella në lot për djalin me autizëm: 'Nuk di si ta ndihmoj kur e shoh keq'·
Vora News
Alarm për blegtorinë në Kosovë/ Konfirmohen raste të lisë së dhenve dhe dhive në katër komuna
Aktualitet

Alarm për blegtorinë në Kosovë/ Konfirmohen raste të lisë së dhenve dhe dhive në katër komuna

Nga Redaksia 28 Korrik 2026, 18:422 min lexim1
Ndaj

Janë konfirmuar raste të lisë së dhenve dhe dhive në katër komuna të Kosovës, duke ngritur shqetësime për përhapjen e sëmundjes në fermat blegtorale. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u ka bërë thirrje fermerëve që të zbatojnë me përpikëri masat e biosigurisë dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u ka bërë thirrje të gjithë fermerëve që mbajnë dele dhe dhi të rrisin vigjilencën dhe të zbatojnë masat e biosigurisë, pas konfirmimit të disa rasteve të sëmundjes Lija e Dhenve dhe Dhive (Sheep and Goat Pox) në komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtërpcë dhe Viti.

Sipas AUV-së, ekziston rreziku i përhapjes së mëtejshme të sëmundjes, prandaj fermerët duhet të respektojnë me përpikëri rekomandimet për parandalimin e saj.

Agjencia u ka kërkuar fermerëve që të mos lëvizin delet dhe dhitë nga fermat pa autorizimin e veterinerit zyrtar, të kufizojnë hyrjen e personave dhe automjeteve të paautorizuara në fermë, si dhe të shmangin kontaktin e kafshëve me tufat e fermave të tjera.

Po ashtu, AUV rekomandon pastrimin dhe dezinfektimin e rregullt të objekteve, pajisjeve dhe mjeteve të transportit, mbajtjen në izolim të kafshëve të sapoblera për një periudhë vëzhgimi dhe kontrollin e përditshëm të gjendjes shëndetësore të tufave.

Fermerët janë udhëzuar që në rast se vërejnë shenja si temperaturë të lartë, puçrra ose plagë në lëkurë, gojë, hundë apo gjinj, rrjedhje nga sytë ose hunda, mungesë oreksi, dobësi apo ngordhje, të njoftojnë menjëherë veterinerin privat ose inspektorët e AUV-së.

Agjencia ka theksuar se fermerët nuk duhet të tentojnë t’i trajtojnë apo t’i lëvizin kafshët e dyshuara pa udhëzimet e autoriteteve veterinare.

AUV thekson se bashkëpunimi i fermerëve është thelbësor për të parandaluar përhapjen e sëmundjes dhe për të mbrojtur tufat në të gjithë vendin.

Sipas njoftimit, Lija e Dhenve dhe Dhive nuk transmetohet te njerëzit dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin publik, por është një sëmundje me ndikim ekonomik që mund të shkaktojë humbje të konsiderueshme për fermerët dhe sektorin blegtoral në vend.

“Bashkëpunimi i fermerëve është vendimtar për të parandaluar përhapjen e sëmundjes dhe për të mbrojtur tufat në të gjithë vendin. Lija e dhenve dhe lija e dhive nuk është sëmundje që transmetohet tek njerëzit, nuk paraqet rrezik për shëndetin publik. Është sëmundje e karakterit ekonomik e cila shkakton humbje për ekonominë e fermerëve dhe të shtetit”./Monitor

Ndaj