Lajmi i fundit
Rajoni – BotaAktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë: data e shpalljes është 17 nëntori·EkonomiaKosova investon dyfish më shumë në Shqipëri — diferenca kalon 27 milionë euro·AktualitetAksident në Lushnje/ Makina përplas motoçikletën, dërgohet në spital drejtuesi motomjetit·AktualitetRama paralajmëron gjoba për spekulim çmimesh në pikat e shitjes me pakicë·Rajoni – BotaMinistri izraelit falënderon Shqipërinë: "Miqësia jonë është farkëtuar në histori"·AktualitetTre të arrestuar për planifikim atentati dalin para gjykatës në Lezhë·Rajoni – BotaDaçiç thotë flamuri serb do të valvitet mbi Prizren, Berisha: Deklaratë luftënxitëse·Rajoni – BotaUashingtoni i lëshon ultimatum Kievit: Ndal sulmet ndaj Rusisë ose humb armët dhe informacionet·Rajoni – BotaAktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë: data e shpalljes është 17 nëntori·EkonomiaKosova investon dyfish më shumë në Shqipëri — diferenca kalon 27 milionë euro·AktualitetAksident në Lushnje/ Makina përplas motoçikletën, dërgohet në spital drejtuesi motomjetit·AktualitetRama paralajmëron gjoba për spekulim çmimesh në pikat e shitjes me pakicë·Rajoni – BotaMinistri izraelit falënderon Shqipërinë: "Miqësia jonë është farkëtuar në histori"·AktualitetTre të arrestuar për planifikim atentati dalin para gjykatës në Lezhë·Rajoni – BotaDaçiç thotë flamuri serb do të valvitet mbi Prizren, Berisha: Deklaratë luftënxitëse·Rajoni – BotaUashingtoni i lëshon ultimatum Kievit: Ndal sulmet ndaj Rusisë ose humb armët dhe informacionet·
Vora News
Kursi
USD81,40/82,40EUR91,20/92,00GBP107,70/108,70CHF97,60/98,60SEK7,26/7,91NOK7,09/7,77DKK10,51/11,49PLN20,19/20,92TRY1,64/1,74RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD57,10/58,10AUD56,20/57,20JPY0,51/0,54CNY11,60/12,33USD81,40/82,40EUR91,20/92,00GBP107,70/108,70CHF97,60/98,60SEK7,26/7,91NOK7,09/7,77DKK10,51/11,49PLN20,19/20,92TRY1,64/1,74RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD57,10/58,10AUD56,20/57,20JPY0,51/0,54CNY11,60/12,33
Aktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë: data e shpalljes është 17 nëntori
Rajoni – Bota

Aktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë: data e shpalljes është 17 nëntori

Gjykata Speciale në Hagë ka konfirmuar seancën publike — prokuroria kërkon gjashtë vjet burgim për ish-presidentin e Kosovës

Nga Redaksia Vora News12 Tetor 2026, 16:011 min lexim0
Ndaj

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë konfirmuar se vendimi gjyqësor në rastin e pengimit të drejtësisë kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, do të shpallet më 17 nëntor 2026. Seanca publike do të fillojë në orën 10:00 dhe do të zhvillohet në ambientet e Gjykatës Speciale në kryeqytetin holandez.

Gjykatësi i vetëm që ka shqyrtuar këtë çështje ka urdhëruar praninë fizike të të gjithë të akuzuarve në sallën e gjyqit. Krahas Thaçit, duhet të jenë të pranishëm edhe të bashkakuzuarit: Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi. Sipas rregullave të Dhomave të Specializuara, aktgjykimet shpallen gjithmonë në seancë publike dhe shoqërohen me arsyetim të detajuar me shkrim.

Çfarë kërkon prokuroria

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka paraqitur kërkesat e saj për dënim: gjashtë vjet burgim për Hashim Thaçin, si i akuzuari kryesor. Për Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun prokuroria ka kërkuar nga tre vjet burgim secili, ndërsa për Hajredin Kuçin dënimi i propozuar është nëntë muaj burgim.

Akuza ndaj Thaçit lidhet me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Konkretisht, prokuroria pretendon se ai ka ndërhyrë te dëshmitarët në çështjen kryesore — atë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit — në të cilën Thaçi akuzohet bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

BurimiTelegrafi

Ndaj