AktualitetPolitikë

Zgjedhjet 2021/ PS merr drejtimin e shumicës së qarqeve, ja si renditen PD dhe LSI! Vijon numërimi në Tiranë e Durrës

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 ka përfunduar në 10 qarqe.

Partia Demokratike ka triumfuar në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Kukës, kurse PS në Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe Berat.

Vetëm në 2 qarqe vijon ende numërimi, në Tiranë dhe Durrës. Në qarkun e Durrësit kanë ngelur edhe 68 qendra votimi për t’u numëruar, ndërsa në Tiranë ka edhe 259 qendra që pritet të japin rezultatin.

Procesi i numërimit ka vijuar i qetë, përveç një incidenti të ndodhur një ditë me parë në shkollën “1 Maji” në Tiranë, ku policia shoqëroi 8 persona.

Në të gjithë vendin, deri më tani PS kryeson me 703,136 vota, e pasuar nga PD-AN me 568,245, LSI deri më tani ka marrë 99,253 vota, kurse PSD 32,632 vota.

PS ka 74 mandate, ndërsa PD 59 mandate, LSI 4 dhe PSD 3 mandate. Nga 5198 qendra votimi deri më tani janë numëruar 4863.

Deri më tani nga votat e numëruara kanë rezultuar 77607 të pavlefshme.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker