Teknologji

Zbuloni risitë që WhatsApp pritet të sjellë brenda vitit!

WhatsApp është një ndër aplikacionet më popullore në botë, ndërsa blogerët e teknologjisë kanë paralajmëruar se priten disa ndryshime gjatë këtij viti.

WhatsApp mund t’i dedikojë një seksion të tërë Instagram Reels.  Facebook tashmë zotëron Instagram dhe WhatsApp, kështu që një bashkim nuk është i pamundur të mendohet. Instagram Reels në thelb është një përgjigje e Instagram ndaj videove të TikTok-ut. Krijuesit e këtyre videove në Instagram bëjnë video të shkurtra duke demonstruar një larmi aktivitetesh.

Gjithashtu thuhet se WhatsApp është në proces testimi të një chat-i privat që do të ketë opsionin e  vetë-fshirjes së fotove dhe videove. Një gjë e tillë është e ngjashme me rivalin e tyre, Snapchat. Kjo risi do t’i kënaqë përdoruesit, të cilët duan edhe më shumë privatësi.

Shumë nga përdoruesit e WhatsApp-it kanë kërkuar që ta përdorin atë në disa pajisje në të njëjtën kohë. Për shembull mund ta keni në telefonin tuaj personal, në telefonin e punës dhe në kompjuterin tuaj. Disa përdorues të Android WhatsApp Beta, kanë vërejtur një tipar të ri, atë të sinkronizimit me një pajisje tjetër dhe prandaj mendohet se platforma mund të jetë duke punuar në disa pajisje njëkohësisht. Por, duhet theksuar se jo të gjitha tiparet e vërejtura në Android WhatsApp Beta mund të çojnë në rrjedhën zyrtare të WhatsApp.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker