Aktualitet

Zbardhen detajet nga darka e Ramës me ministrat: Kush do t’i drejtojë tre ministritë kryesore dhe emrat e rinj që do të vijnë

Bëhet me dije se në vilën qeveritare të Dajtit, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një darkë pune me të gjithë ministrat e qeverisë së tij. Në fokusin e bisedimeve ka qenë analiza e punës së qeverisë, por edhe ajo çfarë pritet të ndodhë pas zgjedhjeve parlamentare, që është riformatimi i qeverisë.

Sipas Top News, mësohet se është bërë një bilanc për punët e realizuara deri tani dhe ato që nuk kanë mundur të përfundojnë, ndërsa i ka paralajmëruar se në qeverinë e 4-vjeçarit të ardhshëm do të ketë mjaft ndryshime.

Sakaq performanca e tyre e deritanishme do të luajë një rol kyç për përzgjedhjen ose jo të tyre për të mbajtur një post ministror. Duket se ndryshimet fillestare do të bëhen në Ministrinë e Punëve të Brendshme, atë të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, për të cilat do të përzgjedhë t’i drejtojnë deputetë të zgjedhur me më shumë vota preferenciale dhe që kreu i socialistëve ka më shumë besim.

Ndër të tjera Rama ka paralajmëruar se do të ketë edhe emërime ministrash që nuk kanë qenë kandidatë për deputetë apo nuk kanë lidhje me bazën e Partisë Socialiste.

Partia Socialiste fitoi e vetme 74 mandate dhe se kjo i krijon asaj mundësinë që të krijojë qeverinë. Ndërsa programi i ri i qeverisë pritet të jetë objekt takimeve të Ramës me ekipin e PS-së dhe të ministrave.

Në shtator pritet që të formohet edhe qeveria e re, ku pas konstituimit të Parlamentit të ri pritet të formohet edhe qeveria e re.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker