Aktualitet

Xhemal Qefalia: Nëse pranon, Nano emër i duhur për president! Meta i duhet opozitës si lider

Socialisti Xhemal Qefalia anëtar i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit thotë se Meta më shumë i duhet opozitës si lider.

“Ai është ftuar në komision dhe shpresoj që të vi e të jetë në rregull me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit. Mbetet për t’u parë nëse Meta do i bashkohet opozitës si lider apo do të vazhdojë detyrën e tij si President. Por opozita ka nevojë ta ketë presidentin pranë tyre si një drejtues opozite”, tha Qefalia.

I pyetur për emrin e presidentit të ri, Qefalia e konsideroi të përshtatshëm kandidaturën e socialistit të vjetër, Fatos Nano, por shton se PS nuk e synon këtë institucion duke lënë të hapur bashkëpunimin me PD.

“PS nuk synon postin e Presidentit, për ne ka rëndësi që presidenti të kryej mirë funksionet e detyrës mbështetur në Kushtetutë. Nano është personalitet në PS, kontribuues që në formimin e saj dhe drejtimin e PS dhe pse jo është një kandidaturë e përshtatshme nëse pranon. Personi që duhet të zgjidhet mendoj të jetë njëri intelektual që do i bënte ndër vendit”, tha ai për Report TV.

Kongresin e Jashtëzakonshëm të 12 Qershorit, Qefalia e cilëson një mundësi për të kryer analizën e zgjedhjeve të 25 prillit si dhe nisjen e përgatitjeve për proceset e ardhshme zgjedhore.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker