Politikë

Vuçiç kërcënoi me luftë: Tanket serbe parakalojnë pak kilometra larg Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka marrë pjesë në ceremoninë e prezantimit tankeve T-72MS në Nish në Kazermën “Mija Stanimirović” në Nish.

Mediat serbe bëjnë me dije se në këtë ceremoni janë prezantuar automjetet e blinduara dhe pajisjeve ushtarake që Rusia i dhuroi Serbisë.

Në këtë shfaqje janë zbuluar 11 tanke T-72MS dhe 10 automjete të blinduara BRDM-2. Ceremonia është kryesuar nga zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Serbisë dhe Ministri i Mbrojtjes, Dr. Nebojsa Stefanovic dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Gjeneral Milan Mojsilovic.

Gjithashtu i pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe ambasadori rus Alexander Bocan-Kharchenko.

Ndërkohë presidenti Vuçiç është njohur nga afër me karakteristikat teknike të tankeve dhe automjeteve të blinduara dhe ishte veçanërisht i interesuar për mendimin e anëtarëve të njësisë së blinduar të Ushtrisë Serbe.Ndërkohë kujtojmë se pak ditë më parë kërcënoi se nëse ndasitë me Kosovën nuk do të zgjidhen me dialog dhe kompromis, dy fqinjët i pret një konflikt i mundshëm, si ai për autonominë e Nagorno-Karabakut.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker