Aktualitet

Vrasje në Tiranë, zbulohet identiteti i të riut që humbi jetën nga plumbat

Një person është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë. Viktima është Mehmet Qema 27 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji” në kryeqytet.

Policia deklaron se 27 vjeçari rreth orës 23:15 në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

ABC mëson se Qema është plagosur gjatë një konflikti mes disa personave.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit. Janë shoqëruar në komisariat disa persona të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Gjithashtu policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Kjo është vrasja e dytë brenda pak orëve në vend, pasi në mesditë në Vlorë u ekzekutua Bledar Birçaj .

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker