Shëndeti

Vaksinat në vend, Manastirliu: 10 ditët e para të marsit do të vijnë 14 mijë doza COVAX

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nga stadiumi “Air Albania” ku edhe po vijon vaksinimi i personelit shëndetësor tha se deri më tani janë realizuar mbi 11 mijë në të gjithë vendit.

Gjithashtu ajo theksoi se në dhjetëditëshin e parë të marsit pritet një ngarkesë dozash nga kontrata me Covax, ndërsa theksoi se prioritetet do të jenë grupet më të rriskuara.

“Vijon vaksinimi i personelit mjekësor të spitaleve universitare dhe mjekë e infermierë të kujdesit parësor, ndërsa janë mbi 11 mijë vaksinime të kryera në të gjithë vendin. Shumë shpejt do të mbërrijë sasia tjetër e vaksinave të Pfizer dhe dërgesa e parë nëpërmjet kontratës me COVAX”, shprehet Manastirliu.

Janë planifikuar rreth 14.400 doza nga kjo marrëveshja, sipas Manastirliut dhe se me dërgesën e parë do të zgjerohet plani i vaksinimit.

Shqipëria ka paguar 3.99 milionë dollarë si formë parapagimi për vaksinën anti-Covid19, tek aleanca COVAX për të vaksinuar 570 mijë persona ose rreth 20% të popullsisë. Këtë të mërkurë, emisioni ‘Me pak fjalë’ në Euroneës Albania ka sqaruar se si do të përfitojë vendi ynë nga kjo skemë.

Aleanca COVAX u krijua në prill nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe në të marrin pjesë 180 shtete, përfshi të gjitha anëtaret e BE-së. COVAX ka si qëllim të bashkojë kapacitetet financuese dhe prodhuese për të siguruar një sasi sa më të madhe vaksinash për t’i shpërndarë ato mes vendeve anëtare të aleancës.

Covax ka bërë marrëveshje me 9 prodhues vaksinash, përfshi Moderna dhe AstraZeneca, që tashmë kanë prodhuar një vaksinë. Paraprakisht, COVAX ka përllogaritur se kostoja e një doze vaksine do të jetë 10.55 dollarë.

Skema COVAX ofron dy lloje kontratash për vendet: marrëveshje paraprake për blerjen e vaksinës dhe marrëveshje opsionale për blerjen e saj. Të dyja marrëveshjet garantojnë qasje në portofolin e vaksinave të COVID-19 me çmimin që do të negociojë COVAX.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker