Shëndeti

Vaksina kundër Covid-19 do të vijë në Shqipëri në fund të dhjetorit

I ftuar në “Real Story” ai tha se sasia e parë e vaksinave që do të vijnë nuk do të jetë për të gjithë, por vetëm për personat më të rrezikuar.

Mjeku i Infektivit Pëllumb Pipero është shprehur se vaksina anti-COVID e COVAX do të vijë në Shqipëri në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit.

I ftuar në “Real Story” ai tha se sasia e parë e vaksinave që do të vijnë nuk do të jetë për të gjithë, por vetëm për personat më të rrezikuar.

“Kam disa informacione që po punohet paralelisht me disa drejtime për ta marrë vaksinën njësoj me vendet e tjera të Europës dhe besoj se vaksina në Shqipëri do të vijë shumë shpejt, mendoj në fund të dhjetorit, fillimi i janarit. Nuk do jetë për të gjithë, por për atë fashën më vulnerabël, besoj do vijë shumë shpejt”, tha Pipero.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker