Politikë

“Unë të shoh nga pika e snajperit”, kërcënohet me vdekje presidenti serb

Kërcënohet me vdekje presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Lajmi është bërë i ditur nga mediat serbe, ku raportojnë se një 30-vjeçar është arrestuar nga forcat e Agjencisë Serbe të Informacionit dhe Sigurisë (BIA), për shkak të një dyshimi.

I dyshuari akuzohet për përdorimin e rrjetit social Facebook, ndër të tjera, duke kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë për vrasjen e presidentit Vuçiç.

Autori i dyshuar, në publikim deklaroi se vazhdimisht po shikonte Vuçiçin përmes shënjestrës së snajperit të tij.

Mbi fotografinë të cilën e postoi, shihet Vuçiçi, presidenti malazez Milo Gjukanoviç dhe anëtari i presidencës së Bosnjë Hercegovinës, Milorad Dodik: “Këta të dy u larguan, ndërsa ty Aleksandar Vuçiç do të të eliminojë snajperi. E di edhe vet, ajo pikë e kuqe e cila po të shoqëron në dhomën e fjetjes kur e ndal dritën., – ka shkruar ai. – Vuçiç, unë vetëm të shikoj, e ti nuk e di se ku jam. Ti mua nuk më sheh, por unë të shoh nëpërmes shënjestrës optike të snajperit”, -vijon kërcënimi. Siç pretendon BIA, i dyshuari është ndaluar dhe do t’i caktohet masa e sigurisë për 48 orë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker