Aktualitet

U arrestua pasi u kap i dehur në timon, Gjykata merr vendimin për Aleksandër Gjokën

Këngëtari Aleksandër Gjoka i cili u arrestua në orët e para të mëngjesit të djeshëm pasi u përfshi në një aksident, do të qëndrojë në arrest shtëpie.  Ky është vendimi i gjyqtarit Artan Gjermani për këngëtarin e njohur, i cili rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.Gjoka u përfshi në një aksident në orët para të mëngjesit të djeshëm në zonën e Farkës dhe u transportua në spitalin e Traumës për shkak të lëndimeve të marra në aksident.

Kjo nuk është hera e parë kur këngëtari arrestohet. Herën e parë ai u arrestua më 23 dhjetor të vitit 2019 në zonën e Parlamentit, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Pak orë para ngjarjes vetë këngëtari zbuloi se në mbrëmë kishte qenë duke pirë në shoqërinë e ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

“Me shokun dhe mikun tim te hershem Vangjush Dako(Gjushi)”, shkruante këngëtari në statusin e tij në ‘Facebook’, pak para orës 21:00 të mbrëmjes. Tashmë këngëtari ndodhet në spitalin e Traumës, për shkak të dëmtimeve që ka marrë nga përplasja gjatë aksidentit. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që arrestohet këngëtari i njohur.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker