Aktualitet

“Turqia e sheh veten pjesë të BE”/ Deklarata e Erdogan: Ne zgjedhim Evropën për aq kohë sa ajo nuk na detyron të favorizojmë dikë tjetër”

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan deklaroi të dielën se vendi i tij e sheh veten pjesë të Evropës, por i bëri thirrje Bashkimit Evropian “që të mbajë premtimet” lidhur me anëtarësimin e Ankarasë zyrtare në bllok dhe për çështjen e refugjatëve

Komentet e presidentit Erdogan vijnë një muaj para se të mbahet samit i BE-së. Në javët e fundit, anëtarët e bllokut evropian kanë shprehur mendimin e tyre se Turqisë duhet t’i vendosen sanksione për shkak të eksplorimeve për gaz në lindje të Mesdheut.

“Ne gjithmonë e shohim veten pjesë të Evropës”, tha Erdogan gjatë një fjalimi përmes video-lidhjes në një takim me anëtarët e partisë së tij, raporton AP.

“Ne zgjedhim Evropën për aq kohë sa ajo nuk na detyron që të favorizojmë dikë tjetër”, tha Erdogan.

Ai shtoi se BE-ja duhet të mbajë premtimet dhënë Turqisë për “anëtarësim të plotë dhe për çështjen e refugjatëve. Le të ndërtojmë një bashkëpunim më të ngushtë dhe më efikas”.

Turqia ka aplikuar për anëtarësim në BE më 1987 dhe para katër vjetësh ka nënshkruar një marrëveshje me bllokun evropian, për menaxhimin e migrantëve, të cilët nisen drejt Evropës.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker