Aktualitet

Tronditet sërish Shkodra, ekzekutohet 25-vjeçari

Tronditet Shkodra, fqinji ekzekuton të riun, arrestohet autori(Detajet nga vendngjarja)Një i ri u vra me kallashnikov mbrëmjen e kaluar në Shkodër. Mark Kodra 47 vjeç ekzekutoi Emiljan Ndoun 25 vjeç, sipas policisë pas një konflikti në afërsi të një kalçetoje në fshatin Bardhaj.

Burime nga vendi i ngjarjes, ku ndodhi krimi i radhës që tronditi kryeqendrën e veriut të vendit raportohet se i riu po kthehej nga motra në momentin që fqinji e ka vrarë.

Falë reagimit në kohë dhe  veprimeve të  shpejta e profesionale të kryera nga Policia, u bë e mundur  identifikimi dhe kapja brenda pak minutash  e autorit të dyshuar të vrasjes.

I arrestuari është kapur vetëm pak kohë pasi ka kryer vrasjen, ndërkohë identiteti i tij dhe i viktimës ende nuk është bërë i ditur.

Zona është rrethuar nga forca të shumta policie, sapo morën vesh lajmin në vendin ku ndodhi krimi arritën me shpejtësi familjarët e të riut që humbi jetën.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker