Aktualitet

Tragjike në Kamëz/ “Smarti” i i ndërpret rrugën makinës tjetër, humb jetën 22-vjeçarja, arrestohet shoqja e saj

Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e së shtunën (5 dhjetor) në rrugën “Demokracia” në Kamëz, në të cilën mbeti e vdekur një 22-vjeçare (në foto) dhe u plagosur një 19-vjeçare tjetër.

Një automjet me shpejtësi të lartë raportohet se është përplasur me dy mjete të tjera.

Si pasojë goditja ka rezultuar fatale.

Dy vajzat janë transportuar në spital për të marrë mjekim të specializuar, por njëra prej tyre nuk ka mundur t’u mbijetoj plagëve të rënda.

Policia ka arrestuar 19-vjeçaren Deni Doku për veprën penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor”, e cila ishte drejtuese e mjetit tip SMART.

Dy vajzat ishin mike me njëra-tjetrën, dhe ishin në të njëjtën makinë para aksidentit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker