Aktualitet
Më të ndjekurat

Të shtëna me armë zjarri tronditin Tepelenën, vritet biznesmeni 45-vjeçar

Një biznesmen është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Tepelenë. Ngjarja e rëndë ndodhi në qendër të qytetit. Bbëhet fjalë për shtetasin Çajup Selimi, 45 vjeç, i cili thuhet humbi jetën pak çaste pas ngjarjes.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet që të zbardhen detaje. Selimi thuhet se kishte një dyqan shumice me prodhime gruri.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 21:15 në qytetin Tepelenës, në lagjen “15 Shtatori”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Ç.S., rreth 45 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Gjirokastër si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe Forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit. Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit Tepelenë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker