Aktualitet

Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset 20-vjeçari

Një plagosje me armë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Burime nga policia e kryeqytetit thanë se plagosja ka ndodhur pranë kompleksit ‘Dinamo’. Fillimisht ka nisur si një përplasje verbale mes të plagosurit dhe personave të tjerë, duke përfunduar në përplasje me armë. Nga ngjarja ka mbetur i plagosur 20-vjeçari me inicialet R. G., ndërsa autorët janë dy persona, që janë larguar. Policia ka nisur hetimet, ndërsa i plagosuri po merr ndihmën në spital.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker