Aktualitet

Tani fillon kolaudimi, procedura si dhe ku të rezervoni online

Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor Blendi Gonxhe deklaroi mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në ABC se brenda muajit maj do të fillojnë kolaudimet. Ai tha se për personat që afati u ka skaduar në fillim të këtij viti certifikata rinovohet automatikisht edhe 12 muaj.Pra

makinat që kanë bërë kolaudimin në 2020, do të duhet të paraqiten në 2022 për të kaluar sërish në kolaudim. Ndryshimet e fundit parashikojnë që mjetet e reja do të kolaudohen pas tre viteve nga targimi i parë, ndërsa të përdorurat njëherë në dy vite.

Për të shmangur radhët e gjata dhe kaosin, kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhe theksoi se rezervimi për kolaudimin do të kryhet përmes e-Albania-s dhe se paraprakisht duhet të jenë paguar taksat dhe siguracionet.

Kemi edhe një numër të madh mjetesh që janë rrëzuar vjet, këto nuk përfitojnë nga kjo shtesë, ata do të vijnë të paraqiten, do të ketë një njoftim, sistemi i ri i rezervimit do të jetë te E-Albania, do të jetë në llogarinë e secilit te “Makina Ime”.

Aty do të njoftohet kur është më mirë për ju të rezervohet do të ketë edhe disa opsione. Ky sistem nuk spekulohet më, ku mund të merrje 30 radhë dhe ti shisje te kolaudimi, pasi bazohet te databazë shtetërore dhe në adresën tuaj personale” tha ai.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker