Aktualitet

Sot hyjnë në fuqi kushtet e reja për WhatsApp/ Çfarë ndryshon dhe çfarë duhet të dini!

Për më shumë se dy miliardë përdorues në të gjithë botën, kushtet e reja të përdorimit për WhatsApp, të shpallura për herë të parë në janar, hyjnë në fuqi sot. Ata që nuk i pranojnë rregullat e reja të WhatsApp gradualisht nuk do të kenë mundësi të përdorin më këtë shërbim. Fillimisht kushtet e reja ishin planifikuar të hynin në fuqi në 8 shkurt, por për shkak të reagimeve të shumta që lidheshin me privatësinë e përdoruesve, bënë që afati të shtyhej me tre muaj.

Rregullat e reja bëjnë që përdoruesit të pranojnë që të dhëna të tilla si numri i telefonit apo të dhëna të tjera personale mund të përdoren nga Facebook. Pra rrjeti social facebook do të mbledhë të dhëna nga përdoruesit e WhatsApp. E gjitha kjo bëhet që kompanitë të kenë akses sa më shumë te përdoruesit për të reklamuar produktet.

Ata që nuk pranojnë kushtet e reja të vendosura nga WhatApp fillimisht nuk do të marrin disa shërbime nga kjo kompani, e më pas disa muajsh nuk do të mund ta përdorin më këtë shërbim.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker