Aktualitet

Sot 108- vjetori i Forcave të Armatosura/ Xhaçka: Mirënjohje! FA janë forcë e standarteve të NATO-s

Tiranë- Sot shënohet 108- vjetori i Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ministre e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përmes një postimi në Facebook është shprehur se ndihet krenare që FA vlerësohet si institucioni i besueshëm dhe shpreh mirënjohje për të gjithë të rinjtë që kanë dhënë kontributin e tyre në një forcë si FA.

Në 108 vjet Forcat e Armatosura kanë pasur një histori plot drama e suksese, dhimbje e gëzim, ulje e ngritje. Një histori që ndërthuret e bëhet njësh me historinë e Shqipërisë e shqiptarëve. Sot unë ndihem krenare që Forcat e Armatosura vlerësohen nga shqiptaret si institucioni më i besueshëm e i respektuar, ashtu si ndihem krenare kur partnerët e aleatet tanë vlerësojnë performancën e djemve e vajzave tona me uniformë dhe përparimin e madh që FA kanë bërë. Ka ende shumë punë për të bëre, por është fakt që FA sot është një forcë më moderne, më profesionale, me ushtarakë që arsimohen e stërviten njësoj si kolegët e tyre të NATO, ndërkohë që trajtohen sot financiarisht e janë sot të pajisur shumë herë më mirë. Mirënjohje për këdo që ka kontribuar për FA! Mirënjohje e krenari për ata djem e vajza që me punën e tyre po e shndërrojnë FA realisht në një forcë të standardeve të NATO.“- shkruan Xhaçka në postimin e saj.

Forcat e Armatosura

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker