Aktualitet

Si do hetohet “Gërdeci”? Gjykata speciale pritet të vendosë për fatin e Fatmir Mediut

Dje gjykata e Lartë vendosi revokimin e vendimit që pengonte gjykimin e ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu për dosjen e Gërdecit. Dokumente i kaluan gjykatës speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raportoi se tashmë pas këtij vendimi pritet që brenda 30 ditësh nga dhe gjykata e posaçme duhet të shprehet në dhomë këshillimi  nëse do lërë në fuqi vendimin e 2009, apo do e çojë çështjen për gjykim.

Duke qenë se tashmë ish-ministri Mediu nuk është më në kompetencë të kësaj gjykate, por të gjykatës së Posaçme.

Ndërkohë avokati mbrojtës i tij Ardian Visha i tha Top Channel se mundësitë për ta rihapur çështjen janë të pakta.

Kjo pasi sipas mbrojtjes gjykata e posaçme e shkallës se parë nuk mund të prishë një vendim të gjykatës së Lartë që në këtë rast është vendimi i pushimit të 2009.

Por tashmë gjykata e Posaçme duhet të mblidhet dhe të shprehet, nisur edhe nga kërkesat e fundit të familjes Durdaj.

Në rast se kjo çështje hapet Mediu do të gjykohet në bazë të postit si ish ministër që ka mbajtur, ndërkohë që tashmë ai nuk gëzon më as mandatin e deputetit.

Nga ana tjetër edhe SPAK ka një këmbëngulje të fortë për këtë çështje.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker