Rajoni - Bota

Shqiptari i vrarë në Athinë mbante antiplumb, autori iku me taksi

Mediat greke kanë dhënë detaje nga ekzekutimi mafioz i një shqiptari 34-vjeçar pasditen e së dielës në Athinë. Viktima është Aristidh Papa, një person me precedentë penalë në të kaluarën i dënuar për trafik droge, grabitje dhe vrasje të mbetur në tenativë.

Papa u kishte shpëtuar 3 atentateve dhe ky ishte shkaku që lëvizje me antiplumb të veshur në trup. Mesa duket ky fakt ishte i njohur për atentatorët që këtë herë e qëlluan nga afër dhe në kokë. Të paktën 8 plumba qëlloi autori kur Papa ishte ulur në një kafene rreth orës 17.55.

“ProtoThema” shkruan se dyshimet janë se shkak janë bërë përplasjet mes grupeve kriminale dhe bandave të trafikut të drogës që veprojnë në qendër të Athinës. Ndaj Papës kishte pasur një atentat edhe në muajin shkurt në Sheshin Attiki dhe autorët u larguan me një taksi ku lanë edhe pistoletën e përdorur në krim. Edhe këtë rast, autori u largua me një taksi. ©LAPSI.al

sepoliamain1
sepolia__1_
sepolia__2_
Εκτέλεση σε καφετέρια στα Σεπόλια

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker