Aktualitet

Shqipëria në listën e Biden, Yuri Kim përshëndet urdhrin ekzekutiv: Lufta kundër korrupsionit, thelbi i sigurisë kombëtare të SHBA

Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur sot urdhrin ekzekutiv të firmosur nga presidenti Joe Biden i cili parashikon bllokim të pronës dhe ndalim të hyrjes në Shtetet e Bashkuara personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa ka ndarë urdhrin ekzekzekutiv 

të presidentit amerikan, i cili përfshin në të edhe Shqipërinë, ambasadorja Kim shkruan se lufta kundër korrupsionit është thelbi i sigurisë kombëtare të SHBA.

Pres. Biden has expanded the scope of EO 13219 (Blocking Property of Persons Who Threaten Int’l Stabilization Efforts in W. Balkans) to include Albania. Note Sec.1(a)(ii), (v), (vi), and (vii). Countering corruption is a core US national security interest. 

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) June 8, 2021 Presidenti i SHBA, Joe Biden ka nxjerrë një urdhër të ri ekzekutiv që përfshin Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor. Urdhri parashikon bllokim pasurie në formë pronash dhe ndalim të hyrjes në SHBA të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Ky urdhër përfshin ish-vendet e Republikës Jugosllave dhe Shqipërinë. Sipas Biden gjatë dy dekadave të fundit ka pasur minim të marrëveshjeve, institucioneve, korrupsion brenda qeverive dhe institucioneve që kërcënon sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker