Aktualitet

Shembet ura e Darëzezës, dy makina të tonazhit të rëndë përfundojnë në lumë

Ura e Darëzezës në Fier është shembur mëngjesin e kësaj të enjte, duke bërë që të ngelin të izoluar banorët e fshatrave përreth. Ura është shembur në momentin kur po kalonte një kamion i tonazhit të rëndë. Për pasojë dy makina të tonazhit të rëndë kanë përfunduar në lumë.Shembja e urës ndërpret komunikimin e banorëve të fshatit me fshatrat e tjerë të zonës dhe vjen vetëm pak ditë pas çeljes së sezonit turistik. Si pasojë, do të dëmtojë shumë edhe bizneset që ka kjo zonë bregdetare.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker