Aktualitet

Shanset janë zero! Ish-kreu i KQZ shuan shpresat e PD: Pse nuk do ketë rivotim në 9 qarqe

Shanset që KAS t’i japë të drejtë PD për rivotim në 9 qarqet janë thuajse zero sipas ish-kryetari të KQZ, Kristaq Kume.

Ai tha se që të përsëriten zgjedhjet duhet të ketë shkelje ligjore.

“KAS nuk do ta trajtojë fare këtë gjë. Që të përsëriten zgjedhjet duhet të ketë shkelje ligjore. Që vota është e pavlefshme nuk është shkelje ligjore. Votat e pavlefshme duhen referuar sipas qarqeve. Informacioni është i bollshëm dhe referues. Por KAS nuk do të përgjigjet fare. KAS nuk shprehet për akuzat se zgjedhjet janë të pavlefshme se u blenë, apo se administrata u përdor.

Votat e pavlefshme duhen konfiskuar nga SPAK. Mund të ketë lëvizje mandatesh, por jo ribërje të zgjedhjeve. Ka probleme të shumta që ndeshi ky proces zgjedhor, mund të ketë ndikuar edhe në rezultat, por këto duhet të hetohen nga organet ligjzbatuese. KAS është i ndërtuar në bazën e vullneteve politike”, tha Kume në Open.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker