Aktualitet

Sezoni turistik/ Bypass i Vlorës hapet më 15 korrik

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se “bypass-i i Vlorës do të hapet më 15 korrik në mënyrë provizore, duke i shërbyer sezonit turistik për të lehtësuar trafikun e rënduar që krijohet nga Radhima deri tek Kalaja në Vlorë”.“Ne i kemi kërkuar ARRSH-së për ta hapur këtë vepër në mënyrë provizore siç kemi bërë edhe për bypass-in e Fierit gjatë periudhës së sezonit. Edhe pikat që do të marrin zgjidhje në muajt në vijim do të jenë të aksesueshme përmes bypass-eve të vogla apo zgjidhjeve të tjera teknike duke pasur synim numër një sigurinë rrugore”, u shpreh ministrja.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker