Opinion

“Sa shumë dhimbje për ikjen e një miku”, presidenti Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-deputetit, Marko Bello

Tiranë- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas marrjes së lajmit të ndarjes nga jeta të ish-deputetit socialist, Marko Bello.

Presidenti Meta përmes një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllimet për familjarët e ish-deputetit dhe dhimbjen për humbjen e hershme të mikut dhe kolegut Bello.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohëshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor!

Zoti ju dhëntë forcë Silvanës, fëmijëve e të afërmve për këtë humbje kaq të madhe, që na tronditi të gjithëve këtë mëngjes!

Ngushëllimet më të ndjera!

Përherë i paharruar në kujtimet tona!

LAMTUMIRË I SHTRENJTI YNË MARKO BELLO!

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker