Aktualitet

Rrahin efektivët e policisë, disa të arrestuar sot në Tiranë

Policia ka arrestuar 7 persona sot në kryeqytet.

Njëri prej tyre ishte dënuar me 4 vite burg dhe ishte në kërkim.

Një dy raste, të arestuarit kanë kundërshtuar policinë. Madje një 42-vjeçar ka dhunuar fizikisht efektin e policisë. Katër të tjerët janë prangosur, pasi drejtonin mjetet në gjendje të dehur, ose nuk kanë pasur leje drejtimi.

Njoftimi i plotë i policisë:

Arrestohen në flagrancë 7 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F.P., 42 vjeç, pasi në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka kundërshtuar me dhune dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.S., 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja”, e mbetur në tentativë, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, dyshohet se duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike, nuk i është bindur urdhërit të punonjsve të policisë për të ndaluar, duke tentuar të largohej. Në momentin e kapjes, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë për të shmangur shoqërimin e tij në Komisariat.

Specialisët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, bënë ekzekutimin e vendimit për shtetasin në kërkim Islam Sherra, sepse Gjykata e Apelit Tiranë, në bashkim të denimeve për herë të shtatë e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet burg, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

L.T., 31 vjeç, pasi në rrugën “Kastriotët”,

u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese ;

V.N., 38 vjeç, F.A., 42 vjeç dhe K.H., 26 vjeç, pasi u kapën në flagrancë nga sherbimet e Policisë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker