Aktualitet

Rama: Negociatat nuk varen nga Merkel, ja përse Holanda nuk do…

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kryeministri Edi Rama u shpreh se negociatat me vendin tonë nuk hapen pasi e kundërshton Holanda, jo për shkak të ndonjë përgjegjësie nga Shqipëria.

“Historia nuk është se procesi nuk është i lidhur me çfarë bëjmë ne, për sa kohë një vend ose 5 vende kanë axhendën e tyre elektorale.  

Merkeli nuk premton dot negociata, sepse nuk varet nga ajo, por nga vendet e tjera.

Sigurisht që Holanda nuk e do sepse ka zgjedhje në mars. Tani nuk flas dot, por do t’i them kur të  shkruaj ndonjë libër”, tha Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker