Aktualitet

Rama në Turqi për një vizitë dy ditore, zbulohet qëllimi

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi në një vizitë dyditore, qëllimi i së cilës duket se është i gjithanshëm.

Në një postim në rrjete sociale, Rama shkruan se veç analizimit të ecurisë së projekteve aktuale të përbashkëta, do të diskutohet po ashtu edhe për projekte të reja në fushën e teknologjisë digjitale, turizmit, farmaceutikës energjisë dhe transportit.

“Vizitë dyditore për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport”, u shpreh Rama.Përmendim faktin se kjo është vizita e parë e kreut të Qeverisë në Turqi pas zgjedhjeve të 25 prillit. Së fundmi, ai ndodhej në Ankara gjatë vizitës zyrtare që u finalizua me marrëveshjen për ndërtimin në kohë rekord të Spitalit të Fierit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker