Aktualitet

Rama nderohet me certifikatë nga infermierët, por refuzon që ta marrë

Në ambientet e amfiteatrit të liqenit në Tiranë u mbajt sot një aktivitet për të vlerësuar punën e infermierëve në një vit të vështirë siç ishte pandemia e Covid-19.

Në përfundim të këtij aktiviteti, ku të pranishëm ishim Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë, ambasadorët Yuri Kim e Luigi Soreca, Urdhri i Infermierëve nderoi Kryeministrin me një certifikatë.

“Asambleja Kombëtare e Infermierëve ju ka dhënë një çmim. Mirënjohje nga Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë, z.Edi Rama, titullin e lartë Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë me motivacionin “për bashkëpunimin, mbështetjen dhe vlerësimin e infermierëve në realizimin e misionit në mbrojtje të shëndetit të komuniteteve”, deklaroi presidentja e Urdhrit të Infermierëve.

Por Rama refuzoi që ta merrte certifikatën, duke thënë se do ta pranojë kur paga e infermierëve të rritet me 40% gjatë mandatit të tretë qeverisës, sikurse kishte premtuar në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit.

“Me lejen tuaj unë nuk do ta marr certifikatën, e refuzoj ta marr. Sepse nuk më takon. Por duke qenë se tani ju nuk doni ta lini në siklet presidenten, unë them që të bëjmë një kompromis. Certifikatën do ta mbajë Urdhri, dhe unë do ta marr pasi rroga të jetë rritur 40%.

Që të paktën të ketë një arsye, se të vij unë këtu për t’u përulur para jush dhe në fund njeriu që merr vlerësimin jam unë prapë… Pa vënë fare në dyshim që ju e keni menduar këtë punë dhe ju e bëni sinqerisht, unë nuk e marr këtë se nuk e meritoj.

Dhe jam shumë i sinqertë. Kështu që do ta lë certifikatën te Urdhri dhe llampën do ta marr se do më kujtojë që kije parasysh që duhet të shkosh të marrësh certifikatën. Certifikatën do ta marr kur të jetë rritur paga e infermierëve 40%”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker