Aktualitet

Rama kritika ndaj policisë: Shkon për një copë mur në fund të botës, por nuk kontrollon ndërtimet buzë detit

Qeveria shqiptare, në një aktivitet të posaçëm, po diskuton mbi disa çështje si mbrojtja e Territorit dhe zbatimi rigoroz i Kodit Penal për aktivitetet e paligjshme si: nga ndërtimet pa leje, prekja e pyjeve, lumenjve, liqeneve etj. Kryeministri Edi Rama deklaroi se policia duhet të kapë në flagrancë ndërtimet pa leje në shkelje me ligjin, duke i referuar më pas ato në IKMT për të vepruar. Rama mori shembull rastet kur polici shkon deri në fund të botës për një çati apo mur të ndërtuar pa leje, por nuk ka zellin të shkojë te ndërtimet në buzë të rrugës në zonat bregdetare. Kjo tha Rama, ka një shpjegim të thjeshtë, por shtoi se policia duhet të bëhet mburojë në 28 mijë kilometrat e vendit.Policia e Shtetit e ka kapacitetit ta kontrollojë territorin. Këtë e tregon një fakt i thjeshtë dhe sakëlldisës. Kur vjen puna për një mur, një çati në fund të botës gjendet polici që shkon atje dhe I kërkon llogari qytetarit ndërsa kur vjen puna për ndërtime në buzë të rrugës në zonë bregdetare nga Velipoja në Sarandë nuk gjendet i njëjti polic i zellshëm. Ju e kuptoni mirë psenë e këtij kontrasti. Duhet të fokusohemi te fakti që policia e Shtetit i ka të gjitha kapacitetet për t’u bërë mburojë në 28 mijë kilometrat”, tha Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker