Aktualitet

Rama hap samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor: Plan për rimëkëmbjen ekonomike

Në cilësinë e të “zotit” të shtëpisë, kryeministri Edi Rama ka hapur samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Rama u shpreh se pjesëmarrja e liderëve të Ballkanit në këtë samit është shenjë e qartë e zbatimit të planit të BE-së dhe tregut të përbashkët rajonal.Ai theksoi se ky samit është të

një instrument kyç që do të ndihmojë në rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë për të shkuar drejt rritjes së qëndrueshme.

“Nisim seancën e punës. Faleminderit që pranuar ftesën në një kohë kaq të shkurtër dhe jam I lumtur t’ju uroj mirëseardhjen. Pjesëmarrja juaj është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësi rajonale të zbatimit të planit të BE-së dhe tregut të përbashkët rajonal.

Jam shumë mirënjohës komisionerit të BE që e nisi dhe e promovoi këtë plan të madh si një instrument kyç që do të na ndihmojë të rimëkëmbemi ekonomikisht në një kohë post-pandemike dhe të shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme e të ndërtojmë mbi tranzicionin e gjelbërt dhe digjital”, u shpreh Rama.

Pas hapjes së samitit, takimi vijoi me fjalën e komisionerit europian pa praninë e kamerave.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker