Opinion

“Qytetarët të ruhen vetë, s’mund të vëmë 3 milionë roje për 3 milionë njerëz” – Thirrja e Bratajt


Shefi i Urgjencës Kombëtare, ka pohuar ditën e sotme se është ende herët që të flitet për rikthimin e karantinës në vend. 

Brataj tha se nuk është e vërtetë se numri i viktimave apo i të prekurve nga koronavirusi në vend është rritur. 

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në Neës24, Ai iu përgjigj akuzave të ish-deputetit të LSI-së, Vasili, duke i bërë thirrje që të mos thotë të pavërteta por të lërë mjekët që të bëjnë punën e tyre.

Ai theksoi se po bëhen mjaftueshëm teste dhe se pjesa dërrmuese e të prekurve nga Covid-19 janë asimptomatikë.

“Unë kam thënë që testimet janë të rëndësishme, por sot jo çdo person që është kontakt i kontaktit do të ndiqet. Sa i përket tamponit, ne mund të bëjmë edhe 60 mijë, pse 6 mijë, por ne kemi plotësuar kërkesat e atyre që duan ta bëjnë. Deri para ca javësh thonin pse u mbyllëm se ekonomia do të vdesë. Nga data 1 nëntor është 22.2%, më 11 nëntor është 21.3% e deri te më e larta 31.%. Mesatarja e gjithë muajit nëntor është poshtë 30%. Por edhe të themi 30% nuk është 45%. Edhe për vdekjet nuk duhet të tmerrojmë njerëzit. Java e 20 gushtit ka qenë me 31 të vdekur, ka pasur rënie deri në fund të tetorit, dhe ka pasur një rritje pastaj. Javën e fundit ka sërish rënie. Nuk duhet të japim shifra jo reale. Pozitiviteti mesatar i gjithë pandemisë është 20.9%. Vdekshmëria është nga më të ulëtat 2.11%.” – tha Brataj.

Po kështu ai u bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e vendosura nga qeveria për frenimin e përhapjes së virusit pasi vetëm kështu mud të vihet nën kontroll. Brataj theksoi se qeveria nuk mund të vendosë 3 milioë roje për 3 milionë njerëz.

“Kushtet ndryshuan në favor të virusit dhe ne duhet të ndërgjegjësohemi. Të gjithë qytetarët duhet të mendojnë për jetën e tyre. Po nuk u ruajtëm vetë ne, nuk mund të vëmë 3 milionë roje për 3 milionë njerëz.” – shtoi Brataj.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker